2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Shkenctarët nga SHBA prezantojnë teknikën e re, zbulon koronavirusin brenda pak minutave

Rekomandime

Shkencëtarët kanë paraqitur një test të ri që mund ta identifikojë COVID-19 në vetëm 30 minuta, duke analizuar mostrat e urinës, gjakut ose pështymës.

- Advertisement -

Sipas mediave të huaja, metoda e njohur si amplifikimi izotermik i ndërmjetësuar nga një teknikë me një tub (RT-LAMP), përfshin kërkimin e materialit gjenetik, ose ARN-në e koronavirusit në mostrat e testeve.

RT-LAMP është një teknikë e njohur, që është përdorur më parë për të zbuluar viruse të tilla si Zika dhe Ebola.

Studimi i udhëhequr nga Laura Lamb, nga “Beaumount Health” – një sistem i kujdesit shëndetësor në Michigan të SHBA-së, pati për qëllim zbulimin e një testi që mund ta identifikojë shpejt sëmundjen.

- Advertisement -

Sipas ekipit, teknika RT-LAMP, është më pak e kushtueshme, më e lehtë dhe më e shpejtë, se metoda standarde që përdoret aktualisht në të gjithë botën.

Ekspertët u shprehën se kjo metodë identifikon koronavirusin brenda 30 ose 45 minutave.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit