5.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

“Shkurorëzimi para kohe”, ja kush e paralajmëron prishjen e Vetëvendosjes me LDK-në

Rekomandime

“Një nga faktorët që do ta determinoj fatin e koalicionit qeveritar LVV dhe LDK, sa i përket përmbushjes apo jo të mandatit të plotë, është po ashtu tendenca e Kurtit që tërë pushtetin ta koncentroj në duart e tij, dhe më këtë ta relativizoj rrolin e LDK-së, dhe një ambicie të tillë Kurti do ta shfaq qysh me fillimin e ushtrimit të mandatit të tij si kryeministër i vendit”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politikë në Kosovë, Nexhat Haziri thotë se edhe pse ka qenë optimist në pritjet për formimin e koalicionit LVV-LDK, me kalimin e kohës dhe me shfaqjen e mosmarrëveshjeve të mëdha, dhe vonesat për marrëveshjen e bashkëqeverisjes, po tregohet jo serioziteti dhe jo sinqeriteti që do të kenë këta partner të rinj në mandatin e tyre qeverisës në ardhje, sado i vonuar që do të jetë ky koalicion.

- Advertisement -

Fërkimet që po ndodhin tani në procesin e tej zgjatur për arritjen marrëveshjes për bashkëqeverisje, sipas Hazirit tregojnë edhe për mungesën e madhe të besimit në mes të këtyre dy subjekteve politike, që po provojnë për ta ndërtuar partneritetin qeverisës në mes tyre për mandatin vijues.

Nexhat Haziri

Koalicionin qeverisës në ardhje LVV –LDK, që në dukje po quhet si koalicion i shpresës, e karakterizon një mosbesim ndërmjet partnerëve të koalicionit dhe kjo bëhet e dukshme gjithnjë e më shumë gjatë takimeve dhe bisedave ndërmjet LVV-se dhe LDK-së për finalizimin e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Se edhe ky koalicion qeveritar do ta ketë fatin e koalicioneve të tjera që nuk do mund ta qoj mandatin deri në fund, për arsye të dallimeve substanciale që kanë partnerët që do ta përbëjnë qeverinë në ardhje, siç janë konceptet e ndryshme politike dhe ideologjike, me theks të veçan në kosovacentrizmin e LDK-së,(fuqizimi i konceptit të projektit të përhershëm të shtetit të Kosovës) dhe në anën tjetër koncepti unionist (bashkimi me Shqipërinë) i LVV-së, që kjo e fundit do të mundohet ta shtyjë sa më përpara, do të jetë pika përplasësh në mes LVV-së dhe LDK-së”, tha Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Haziri mendon se tendenca që pritet ta ndjek Albin Kurti, për ka koncentruar gjithë pushtetin në duart e tij, si modeli i Edi Ramës në Shqipëri në formë autoritare, mund të jetë shumë e pa pranueshme për partnerin tjetër, dhe kjo do të jetë pika kritike ku mundë të ndeshen Vetëvendosje dhe LDK gjatë mandatit qeverisës, për tu “shkurorëzuar” para kohe.

Një nga faktorët që do ta determinoj fatin e koalicionit qeveritar LVV dhe LDK, sa i përket përmbushjes apo jo të mandatit të plotë, është po ashtu tendenca e z. Kurti që tërë pushtetin ta koncentroj në duart e tij, dhe më këtë ta relativizoj rrolin e LDK-së, dhe një ambicie të tillë z. Kurti do ta shfaq qysh me fillimin e ushtrimit të mandatit të tij si kryeministër i vendit.

- Advertisement -

Z. Kurti si i pa provojë në qeverisje të vendit, ai do të shkoj në drejtim të marrjes si model të qeverisjes modelin Rama në Shqipëri, një model autokrat që në plan ka individin e jo punën dhe rezultatet kolektive apo si ekip, që natyrisht do të jetë diçka e papranueshme për partnerin qeveritar, LDK-në”, përfundoi Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit