Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka raporton për një aksion të Forcave të Armatosura në Manati të Lezhës.
Ajo shkruan se Forcat e Armatosura parandaluan një tragjedi.
Xhenierët tanë larguan nga zona e banuar 74 predha të kalibrit 150 mm, secila me peshë rreth 50 kg, sipas vlerësimeve paraprake, të Luftës së Dytë Botërore.
“Arsenali i predhave u zhvendos për t’u asgjësuar në një poligon të posaçëm, ndërkohë që, prej fillimit të vitit, xhenierët e FA kanë kryer 75 operacione në të gjithë vendin, duke asgjësuar rreth 16 ton municione të rrezikshme”, shkruan Xhaçka.