1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Shndërrimi i plastikës në rrugë: Ideja e zgjuar që ndihmon shpëtimin e planetit tonë

Rekomandime

Përdorimi i plastikës është shumë i vështirë për tu shmangur këto ditë, pasi që duket se gjithçka është e bërë prej saj,

Kur u shpik për herë të parë, e gjithë bota u mrekullua me krijimin e saj, pasi bërë lehtësime të mëdha në jetën tonë. Por tani ajo është duke u përdor për të bërë gjithçka, nga shishet për fëmijë deri në pjesët e kompjuterit dhe ka zëvendësuar kaq shumë gjëra jo plastike, siç janë qelqi dhe shishet e qumështit që janë shumë të vështira për tu gjetur sot në dyqane.

- Advertisement -

Plastikës i duhen vite për tu shkatërruar, dhe po ndot jo vetëm detet por edhe po ndikon në jetën tonë dhe ajrin që thithim.

Një kompani ka vendosur që të marr plastikën e vjetër për të krijuar diçka që jo shumë prej nesh do mendonin se do mund të krijohej me plastikë. Një kompani në SHBA po i shndërron shishet e vjetra plastike në rrugë dhe thotë se ky proces zgjat më shumë sesa materiali tradicional i përdorur për të bërë rrugë.

MacRebur, me qendër në Lockerbie, Skoci, është kompania që qëndron pas kësaj ideje e cila thotë se këto rrugë janë më të lira dhe zgjasin më shumë. Drejtori i kompanisë, tha se ai mori idenë kur vizitoi Indinë dhe i pa që po mbushnin gropat me mbeturina plastike, të cilat më pas u shkrinë.

- Advertisement -

Plastika e ricikluar, zëvendëson pjesën më të madhe të bitumit i cili është përbërës i asfaltit, dhe krijohet duke përdorur lëndë djegëse fosile, duke ulur sasinë e karbonit. Është më fleksibil, dhe më pak i ndjeshëm ndaj plasaritjes në temperatura ekstreme.

Ky material mund të përdoret gjithashtu për të bërë rrugë, pistë aeroporti dhe parkingje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit