-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Shoferi i autobusit nga Shqipëria tentoi ta korruptojë Policin e Kosovës me 5 euro, por e pësoi keq

Rekomandime

Një shofer autobusi nga Shqipëria po kalonte sot kufirin për në Kosovë. Ishte ora 10:00 dhe ai u gjet pranë policit kosovar.

Kur ia dha dokumentacionin, mes tyre kishte futur 5 euro. Kur polici kosovar i sheh këto para, e pyet shoferin se ‘për çka janë këto’, shoferi ia kthen se ‘për respekt’.

- Advertisement -

Me gjasë shoferi është mësuar ndryshe me policët nga Shqipëria, pasi një veprim i tilë nuk i ka ecë me policorë të Kosovës.

Sipas burimeve të Reporterit brenda policisë së Kosovës, polici në fjalë ka thirrë mënjherë kolegët e tij dhe prokurorinë në Prizren.

Me këtë rast është arrestuar shoferi nga Shqipëria.

- Advertisement -

Autobusi ishte me udhëtarë, dhe sipas burimeve të Reporterit, shoferi po e bënte këtë me qëllim që të përfundojë kontrollat kufitare më shpejtë.

Është e njohur edhe si legjendë urbane se nepër vendet e rajonit ndodhë kjo praktikë korruptimi nga ana e shoferëve të autobusëve.

- Advertisement -

Ka pasë edhe raste të ndryshme të raportuara, por imagjinoni sa mund të ketë që nuk raportohen.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit