2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Shokon Tomë Gashi, zbulon detaje të reja për aktakuzat e Gjykatës Speciale

Rekomandime

Avokati Tomë Gashi, thotë se Gjykata Speciale do t’i ngrisë aktakuzat e para, të cilat do të jenë tepër të dëmshme për shqiptarët e Kosovës, e në veçanti për ish-pjesëtarët e UÇK-së.

Gashi, përmes një shkrimi të gjatë të publikuar në Facebook, ka kritikuar ashpër disa prej udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që në emër të UÇK-së, sipas tij, kanë bërë trysni tek deputetët që të themelojnë Gjykatën Speciale.

- Advertisement -

Shkrimi i plotë:

Aktakuzat e para ne Gjykaten Speciale tani më jane ngritur!

Nuk është aspak sinjal i mirë që Prokuroria të kërkoj nga Kryetarja e Gjykatës që të caktoj Gjyqtarë të procedures paraprake, sepese kjo i bije se një apo me tepër aktakuza janë të gatshme.

Sido që të jetë tani më çdo gjë është duke u ditur që Gjykata Speciale pas 5 viteve të themelimit të saj, mjerishtë nga Deputetet e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe mbi dy vite pas funksionalizimit të saj, do të ngrisë aktakuzat e para, gjë që do të jete tepër e dëmshme për shqiptaret në përgjithësi, për shqiptaret e Kosovës në vecçanti, e posaçërisht për ish pjesëtarët e UÇK-së.

- Advertisement -

Unë besoj që fajin kyesorë, që ka ardhur deri tek formimi i Gjykatës Speciale e kanë disa prej udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që në emër të UÇK-së, kanë bërë trysni tek Deputetet, posaçerisht të partive të tyre, që të themelojnë Gjykatën Speciale me pretendime se kinse kjo është në të mirë, siç thonë ata të vërtetimit të pastërtisë së luftes së UÇK-së, ndërsa që të jetë ironija edhe më e madhe kur ata janë ftuar në Gjykatën Speciale në Hage,ata thjeshtë kanë heshtur, janë mbrojtur në heshtje, dhe tani është pak sa e pakuptueshme se si kanë mundur të vërtetojnë pastëritine e luftes së UÇK-së duke u mbrojtur në heshtje.

Mbrojtja në heshtje në shumë raste është strategji e mirë fillestare juridike, por në aspketin politik është pak sa e pakuptueshme, se si mund të mbroshë apo vërtetoshë diçka pa folur fare.

- Advertisement -

Ende askush nuk e din, se kush mund të jenë të akuzuarit e parë, sepse aktakuzë me një person nuk do të kemi, por definitivisht nuk do të ketë fare tronditje të skenës politike në Kosovë, sepse tani më, kemi një qeveri të themeluar në mënyrë demokratike, dhe destabilizim nuk do të kete, mund të ketë shfaqje sporadike të paknaqësisë, gjë që është krejtësisht normale, mund të kete protesta, të cilat po ashtu mund të jenë normale, por destabilizim nuk do të lejohet që të ketë, sepse fundi i fundit Kosova si shtet ka qenë edhe projekt amerikan, dhe në asnjë rast ata që do të akuzohen nuk e kanë ma fuqinë e vendimmarrjes dhe gjithçka do të jetë shprehje e paknaqësisë, por paknaqësia duhet të drejtohet tek ata që e kanë votuar Gjykaten Speciale, e jo tek Qeveria e Kryeministrit Albin Kurti, sepse siç të gjithë e mbajmë në mend Deputetet e Lëvizjës VETËVENDOSJE!, jo vetëm që nuk e kanë votuar Gjykaten Speciale, por ata e kanë lëshuar edhe Kuvendin e Republikës së Kosovës kur është votuar kjo Gjykatë, duke shprehur paknaqësinë e tyre ndaj atyre që insistonin që kjo Gjykatë të formohej.

Do të mbahet mend fjalimi i Albin Kurtit në Parlamentin e Republikës së Kosovës, që do të mbetet në histori, i cili u mundua që të parandaloj themelimin e kësaj Gjykate, por një pjesë e udhëheqësve të UÇK-së që kishin fuqi thuajse të pakufizuar politike, insistonin që gjithësesi të formohet kjo Gjykatë.

Duke menduar se ata vetë nuk do të jenë shënjestër e saj, por gjërat ndryshuan, pastaj më 22. dhjetor 2017, dy dite para Krishtëlindjeve duke menduar se zyrtarët e lartë ndëkombëtarë dhe ambasadorët e shteteve të fuqishme kanë ikur në shtetet e tyre për shkak të Krishtëlindjeve dhe vitit te Ri, ata tentuan ta zhbëjnë Gjyakten Speciale, por as kjo nuk kaloj, sepse nuk mund të zhbënin diçka që vetë e kishin krijuar.

Pastaj të njejtit u tërhoqen nga kjo tentative dhe situata mbeti e njejtë, do të mbetet e njejtë, sepse me ligjin e Gjykatës Speciale, Kryeministri Albin Kurti, qeveria e tij, dhe as Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk mund ta zhbëjnë Gjykaten Speciale, nuk mund ta ndalojnë punën e saj, sepse kështu kanë vendosur deputetet e Republikës së Kosovës, ata që e votuan këte Gjykatë me 3. gusht të vitit 2015.

Frika më e madhe është se Prokurorët e Gjykatës Speciale nuk janë ngutur dhe duket që kanë punuar me vitet të tëra që të sigurojnë prova kundër pjesëtarëve të UÇK-së , e që është edhe më keq me ligj nuk është parandaluar që të përdoren edhe provat e siguruara nga organet e ndjekjes në Serbi, siç janë Prokuroria për Krime të Luftes në Serbi dhe organe të tjera, ndërsa është çështje tjetër, se sa këto mund të kenë kredibilitet -besueshmëri në Gjyaktën Speciale.

Vetëm shqiptarët e Kosovës kanë votuar një Gjykatë kundër vehtevetes, me pretendime që truri i shëndoshë nuk i kupton, që duke krijuar Gjykatë kundër vehtëvehtes do ta pastrojnë luften e UÇK-së.

Se ka qenë Luftë e drejte nga UÇK-ja dhe luftë mbrojtëse këte askush nuk e ka kontestuar, të gjithë e dine, dhe për këtë arsyje ne gjate vitit 1998-1999 kishim edhe aleatët kryesor të shteteve demokratike, që na ndihmuan aq shumë të çlirohemi nga Serbia, sa që për 78 dite, nga 24. mars deri më 12. qershor 1999 e bombarduan Serbinë për ta mbrojtur popullin shqiptarë të Kosovës nga gjenocidi, pastrimi etnik, nga vrasjet masive, dhunimet dhe torturat çnjërzore që nuk ishin parë që nga Lufta e Dytë Botërore, sa që Serbia tentojë që ta zhfarosë popullin shqiptarë nga Kosova, duke na vrare dhe duke na dëbuar gjysmën e popullatës jashteë teritorit të Kosovës.

Ne u çliruam me ndihmen e NATO-s, e posaçërisht të Amerikës, e cila pas luftës së UÇK-së dhe të popullit shqiptarë të Kosovës u vu në shërbimin tonë që të na shpëtoj.

Pretendimet se nëse ne nuk do ta kishin krijuar Gjykaten Speciale këtë do ta bënte OKB-ja, me Gjyqtarë ruse dhe kinez, nuk është fare e vërtetë, OKB-ja kurrë nuk do të krijonte Gjykatë raciste kundër një nacionaliteti, në një shtet multietnik, sepse në Kosovë nuk ka pasur luftë civile, por ka pasur luftë mbrojtëse nga ana e jonë, në kryeje me UÇK-në dhe NATO-n, ndërsa në anën tjeter okupim total ushtarak policor nga Serbia.

OKB-ja nuk do të formonte një Gjykatë njënacionale, sepse do ti dëmtonte rënde themelet e saj të mosdiskrimit, racor, fetar gjinor etj, edhe varianti më i keq që do të ishte shumë më i mirë se Gjykata Speciale, do te krijohej një Gjykatë për ti gjykuar të gjithë ata për të cilët ka prova se kanë kryer vepra penale të krimeve të luftës gjatë luftës në Kosovë, e qe janë Forcat Ushtarake Serbe, që vranë mbi 15 mije civil shqiptarë, mbi njëmijë femijë, dhunuan mbi njëzetmijë gra e vajza në Kosovë, që e shkatëruan Kosovën në tërësi duke e bëre shkrum e hi.

Me delegimin e sovranitetit juridik, në teritorin e shtetit te Holandes, ne thuajse fatin tone e kemi lene ne duar te huaj, dhe qe eshte me e keqja e kemi demtuar rende UÇK-ne ne emer te UCK-së.

Tani më jemi në situatën ku aktakuzat e para në Gjykatën Speciale jan ngritur!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit