13.3 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Zaevi zëvendësohet shpejt, Maqeonia e çon dikë tjetër në Serbi për takimin me Ramën dhe Vuçiqin

Rekomandime

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov ka mbërritur në Beograd, ku nesër do të marrë pjesë në bisedimet në kuadër të nismës Ballkani i Hapur.

Dimitrov është pritur në aeroportin “Nikola Tesla” nga ministrja serbe për Integrime Evropiane, Jadranka Joksimoviq.

- Advertisement -

Në një prononcim për Tanjug pas uljes në aeroportin e Beogradit, Dimitrov tha se Maqedonia e Veriut, përkundër dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev pas zgjedhjeve lokale, është plotësisht e përkushtuar ndaj iniciativës Ballkani i Hapur.

“Po vij në kohën kur siç e dini kanë përfunduar zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, të cilat kanë lënë pasoja, madje në një farë mënyre krizë politike. Është e rëndësishme që ne si shtet të dërgojmë një sinjal si shtet dhe qeveria, plotësisht të përkushtuar ndaj iniciativës që lindi në Ballkan dhe që synon mbi të gjitha Ballkanin Evropian”, tha Dimitrov.

Ai theksoi se bashkëpunimi rajonal është “një histori absolutisht evropiane” dhe tha se bashkëpunimi mund të thellohet më tej.

- Advertisement -

“Unë synoj të propozoj që dixhitalizimi të përfshihet si një segment i rëndësishëm në iniciativë dhe se si dixhitalizimi mund të ndihmojë në përshpejtimin e bashkëpunimit rajonal”, tha Dimitrov.

Në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, kryeministri shqiptar, Edi Rama nesër ndodhet në Beograd ku së bashku me zëvendëskryeministrin maqedonas, Dimitrov do të priten nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ata do të zhvillojnë bisedime lidhur me iniciativën e përbashkët.

- Advertisement -

Takimit të tre liderëve do t’i paraprijë një takim me përfaqësues të kompanive nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, si dhe me përfaqësues të Këshillit Atlantik. Pas bisedimeve do të vijojë një konferencë e përbashkët për shtyp e Ramës, Vuçiqit dhe Dimitrovit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit