Emisioni ‘Përputhen’ është njëri nga më të pëlqyerit në Kosovë e Shqipëri
Tema e këtij emisioni është takimet mes djemve dhe vajzave, derisa ‘Përputhen’ komentohet jashtëzakonisht shumë në rrjetet sociale.
Por, një ‘prank’ apo shaka ka ndodhur në emër të këtij emisioni.
Një djalosh nga Suhareka është bërë ‘viktimë’ e një ‘pranku’ shkaku i këtij emisioni.
Gëzim Veselaj kishte aplikuar për këtë emision, derisa shoku i ngushtë i tij, Labi e vendosi në një pozitë të sikletshme duke i bërë ‘prank’.
Më poshtë keni videon dhe reagimin e djaloshit nga Suhareka kur e kupton se shoku i ngushtë i tij u tall me të.