Një video që po qarkullon në rrjetet sociale ka shokuar opinionin publik në Kinë, ku shihen disa fëmijë duke i detyruar të pastrojnë fytyrën nga guaska e tualetit.
Videoja e shkurtër është filmuar në një qendër sportive, ku shihet një vajzë dhe një djalë duke pastruar fytyrën me ujin e guaskës së tualetit, transmeton Telegrafi.
Gjithçka ndodhi pasi që ata kishin dështuar të pastrojnë tualetin ashtu siç ishte kërkuar. E pas reagimit të prindërve, trajneri i nxënësve është suspenduar.
Ngjarja ka ndodhur në juglindje të Kinës – në provincën Liaoning.
Pamjet e këtij momenti janë publikuar nga një prind, dhe për pak minuta janë bërë virale.
Besohet se videoja është filmuar nga një nxënës, që ishte dëshmitar se si nxënësit e tjerë u ndëshkuan nga trajneri që i akuzoi se nuk e kishin pastruar tualetin ashtu siç duhet.