0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Shokuse, Zana Avdiu rrëfen torturimin e nxënësve të varfër nga mësuesit

Rekomandime

Anaistja Zana Avdiu ka shkruar pwr keqtrajtimin qw u bwhet nxwnwsve tw varfwr nw Kosovw. “Që në klasën e parë e mësova shijën e hidhur të padrejtësisë, nga shkolla, nga mësuesja. Jo padrejtësi vec për mua, por mëse shumti për shokun tim të klasës, për të cilin edhe sot 20 vjet pas i mbaj mend padrejtësitë që u bënë ndaj tij, vec pse ishte i varfër dhe i dobët fizikisht. Nuk munda t’i ndihmoj!”, ka shkruar ajo nw profilin e saj nw Facebook.

- Advertisement -

Por, ky nuk wshtw rasti i vetwm i cekur nga ajo.

“Gjithë jetën time pash nxënës së si diskriminohen, si shkak të pozitës së tyre. Pashë njerz të varfër, të cilëve njëherë iu vodh mundësia, e pastaj u poshtruan e u nënshtruan. Pashë mjekun tek sa iu bëri padrejtësi pacientëve të dobët edhe fizikisht edhe financiarisht, e në vend të shërimit solli vec sëmundjen. Pashë gjykatësin, prokurorin e avokatin që lidhi aleanca me krimin, shiti nderin e drejtësinë, e në vend të tyrë solli pandershmëri e padrejtësi, për secilin që ishte i varfër, që ishte i dobët”, ka shtuar ajo.

Nw njw shkrim tw gjatw ajo ka renditur shumw padrejtwsi qw ndodhin nw vendin tonw pikwrisht ndaj njerwzve tw varfwr, duke e qujatur edhe arsyje pse kjo filloi ta studionte drejtwsinw.

- Advertisement -

Ky wshtw postimi i plotw:

Pse drejtësinë?

- Advertisement -

Kur rritesh në një vend ku veç drejtësi nuk ka, është pothuajse e pamundur që gjithë jetën të mos luftosh për të.

U rrita duke parë padrejtësi kudo, në secilin vend, madje edhe nga aty ku mendohet se duhet të vijë drejtësia, nga shteti.

Po në atë ditë, që hodha hapat e parë drejt zhvillimit e aftësimit në jetë, u përballa me padrejtësi. E pashë dhe e ndjeva. Që në klasën e parë e mësova shijën e hidhur të padrejtësisë, nga shkolla, nga mësuesja. Jo padrejtësi vec për mua, por mëse shumti për shokun tim të klasës, për të cilin edhe sot 20 vjet pas i mbaj mend padrejtësitë që u bënë ndaj tij, vec pse ishte i varfër dhe i dobët fizikisht.

Nuk munda t’i ndihmoj!

Gjithë jetën time pash nxënës së si diskriminohen, si shkak të pozitës së tyre. Pashë njerz të varfër, të cilëve njëherë iu vodh mundësia, e pastaj u poshtruan e u nënshtruan. Pashë mjekun tek sa iu bëri padrejtësi pacientëve të dobët edhe fizikisht edhe financiarisht, e në vend të shërimit solli vec sëmundjen. Pashë gjykatësin, prokurorin e avokatin që lidhi aleanca me krimin, shiti nderin e drejtësinë, e në vend të tyrë solli pandershmëri e padrejtësi, për secilin që ishte i varfër, që ishte i dobët. Pashë policin që torturoi e fajësoi viktimën, e dhunuesin e arsyetoi dhe e lartësoi. Ai u bë shërbëtor i të keqës, e jo i qytetarit, ashtu sic duhej të ishte. Pashë mësuesin që në vend të të jepte dituri, u dha mësimin e nënshtrimit fëmijëve dhe ua shuajti ëndërrat. Pashë politikanin që shkatërroi cep më cep vendin. Pashë burrin tek e rrahë dhe vret gruan, e që askush nuk e gjykoi për krimin por i dhanë lavdi atij dhe viktimen e poshtruan. Pashë prindërit që fëmijët e tyre (vajzat) i trajtuan si mos më keq, i shtypën, nënshtruan ne emër të së drejtës e të mirës.

U rrita në një vend që përvec drejtësisë, mund të gjesh cdo gjë tjetër. U rrita në një shoqëri që në emër të së mirës e të së drejtës, bënë shumë krim e padrejtësi. Dhe askujt, ama hic askujt nuk munda t’i ndihmoj.

Në ditën e diplomimit në Gjimnaz, lash mënjanë të gjitha, dhe vendosa që të shkoj aty ku do të mund të iu ndihmoj të tjerëve. Aty ku dikur fjala ime do ketë peshë e do të sjell drejtësi. Atë ditë gjeta vetën para dyerve të Fakultetit Juridik, me qëllimin që një ditë do bëhem zëri i të shtypurëve, e do sjell drejtësi për ata.

E zgjodha drejtësinë me dëshirën që një ditë të ketë një gjykatës a prokuror a avokat që përnjimend do luftoj e do vendos për të drejtën. Që një ditë të bëhem zëri i vajzave që iu vodh e drejta e shkollimit dhe e drejta që të jetojnë. Që një ditë të bëhem zëri i të varfërit, që iu vodh e drejta për një jetë të dinjitetshme. Zëri i pacientit që ne vënd të kurës gjeti sëmundjen. E zgjodha sepse desha që asnjë fëmijë më të mos përjetojë fatin e shumë prej neve, e sidomos e shokut tim të klasës. E zgjodha me shpresën që një ditë do mund të sjell drejtësi, për të gjitha padrejtësitë që u bënë.

E zgjodha jo për të fituar pozitë e para, por për të fituar qetësi shpirtërore. Për ta mbyllur secilën plagë që mu hap, nga secila padrejtësi që pashë e përjetova.

E zgjodha drejtësinë, sepse të jesh Zanë do të thotë të luftosh për drejtësi. Të jesh Zanë do të thotë të luftosh për barazinë shoqërore, e kjo arrihet vetëm nëpërmjet drejtësisë!

E zgjodha drejtësinë, sepse më djeg shpirti për të gjitha padrejtësitë që kam pa e përjetu!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit