1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Shoqata e historianëve në Deçan i reagon ambasadorit amerikan Philip Kosnett

Rekomandime

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan ka reaguar pas OP-ED’it të ambasadorit amerikan në Gazetën Express, ku u deklarua lidhur me Manastirin e Deçanit, duke thënë se vendimi antiligjor i Kushtetueses për pronat private dhe pronat e “Apiko” dhe “Iliria” jashtëligjshëm dhe në mënyrë antikushtetuese i janë falë Manastirit të Deçanit.

- Advertisement -

Ambasadori amerikan në Kosovë duhet të kuptojë se vendimi antikushtetues dhe antiligjor i Gjykatës Kushtetuese i majit të vitit 2016, është i marrë në bazë të vendimeve të kohës së masave të dhu.nshme të Millosheviqit, në periudhën 1990-1999, vendime këto që i ka shpallur null administrata e Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe si i tillë është vendim i papranueshëm dhe i pazbatueshëm”, thuhet në reagim.

Për më tepër, historianët e Deçanit thonë se ambasadori Philip Kosnett dhe ambasadorët e tjerë të akredituar në Prishtinë, duhet të kuptojnë lojën dyfytyrëshe të Igumenit të Manastirit të Deçanit, i cili është një nga arkitektet kryesore të Iuftës së shtetësisë së Kosovës.

Ai, si një person tepër i rrezikshëm, me angazhimet e tija dashakeqe, i ka bere shumë dëme Republikës së Kosovës. Udhëheqësit e Manastirit të Deçanit, para së të kërkojnë prona në kurriz të qytetarëve të Deçanit, duhet të kërkojnë falje për gjenocidin që ka kryer kisha, populli dhe shteti serb kundër shqiptarëve të Kosovës.

- Advertisement -

Kërkoj që Komuna e Deçanit dhe Agjencia Kadastarle e Kosovës, që të mos e zbatojnë vendimin antikushtetuese dhe antiligjor të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ngase me zbatimin e tij, zbatohen ligjet e Milloshevqit në Kosovë.

Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria”, duhet të shpallën pasur kombëtare e Kosovës. Çdo tentim për t’ia falë Manastirit të Deçanit, është veprim i gabuar dhe i papranueshme”, përfundon reagimi i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan.

- Advertisement -

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë Philip Kosnett deklaroi në opinonine publikuar në Gazetën Express se mosbindja ndaj sundimit të ligjit nga disa qeveri të udhëhequra nga parti të ndryshme të Kosovës, vë në pikëpyetje angazhimin e vendit për drejtësi të barabartë.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se shembull i tillë është rasti i pronësisë së Manastirit të Deçanit.

Gjykata Kushtetuese në vitin 2016 mori vendim sipas të cilit Manastirit të Deçanit i njihet e drejta e pronësisë për 24 hektarë tokë.

Zyrtarë të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë, në vazhdimësi kanë bërë thirrje që të respektohet vendimi i Kushtetueses.

Në vitin 2008, Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për Zona të Veçanta të Mbrojtura, i cili duhet të sigurojë mbrojtjen e manastireve ortodokse serbe, kishave, vendeve të tjera fetare, si dhe vendeve historike dhe kulturore të një rëndësie të veçantë për komunitetin serb dhe komunitetet tjera në Kosovës.

Manastiri i Deçanit është njëra nga zonat e mbrojtura, sipas këtij ligji.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit