-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

“Shpërthen” humori në rrjete sociale pas deklaratës së Pal Lekajt

Rekomandime

Ish ministri Pal Lekaj, u bë kryetemë në media një ditë më parë, pasi Qeverinë Kurti e quajti “feministe”.

“Është një politikë feministe e z. Kurti apo mos përgatitja apo guximi për të qeverisur me vendin, sidomos në situate të vështira, kur edhe përpara ka pasur një dialog me Serbinë që nuk ka qenë i përgatitur. Unë mendoj që nëse ke përgjegjësi për të qeverisur Kosovën për të qenë i pari, e të mos përballesh me sfidat dhe të marrësh vendime të tjera mendoj që është feministe”, tha Lekaj.

- Advertisement -

Por, më pas ai kërkoi falje përmes një postimi në Facebook, duke thënë se e kishte menduar fëmijërore dhe se fjala feministe ishte një lëshim i padashur gjuhësor, përcjell Bota sot.

Mbrëmë në emisionin “Edicioni Special” të Klan Kosovës, gjatë bisedës në lidhje me aktualitetin politik në vendin tonë, konkretisht përsa i përket diskutimit për pafuqinë dhe papërvojen e ish/Kryeministrit Kurti për të qeverisur me Kosovën, më ka ndodhur një lëshim i padashur gjuhësor dhe përmbajtësor me fjalën “feministe” (kup. fëmijërore), për të cilin kërkoj ndjesë para publikut të gjerë, e veçanërisht para gjinisë femërore”, shkroi Lekaj në Facebook.

E pas kësaj deklarate, në rrjete sociale ka filluar humori me fjalë të ndryshme.

- Advertisement -

“Orator – njeri qe rregullon ora! Dr.spec. Pal Lekaj”, “Kolonel dmth kur tmetsh nkolonë. I madhi PAL”, “Chelsea qyteti i pare ku janë zbulu çelsat. – Pal Lekaj”, “Mekanik domethon me kon tu ik! -Pal Lekaj”, këto janë disa nga shakatë që janë bërë në rrjete sociale pas kësaj deklarate të Lekajt.

- Advertisement -

Më poshtë mund të shihni dhe fotografi, shaka të bëra nga qytetarë të Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit