2.2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Shpëtuan katër u bënë 17: Familja Jashari s’u shua dhe nuk do të shuhet kurrë

Rekomandime

Pas luftës 4 fëmijët e mbetur gjallë të familjes Jashari, u martuan dhe krijuan familje. Murati i Rifatit, Bekimi dhe Besarta e Hamzasë dhe Lulzimi i Ademit kanë 17 fëmijë, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Murati, Bekimi, Besarta dhe Lulzimi kanë 17 fëmijë, 10 djem dhe 7 vajza. Më i madhi fëmijë është Feridja e Bekimit të Hamzës, e cila tani ka mbushur 19 vjet, ndërsa më e vogla është Arsea e Lulzimit të Ademit.

Në luftën e cila ndryshoi historinë e popullit shqiptar të Kosovës, familja Jashari flijoi 55 anëtarë. Në lagjen ‘Jashari’ në Prekaz besojnë se përvjetori i 20’të i Epopesë së UÇK’së do ta gjejë ‘të plotë’ familjen e komandantit legjendar të UÇK’së, Adem Jashari.

Familjet tjera të Jasharëve të Prekazit, të cilat humbën anëtarë të familjes në luftën e 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998, tashmë janë plotësuar, e madje edhe e kanë tejkaluar numrin e anëtarëve të familjeve që kishin në fillim të marsit të vitit 1998.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit