2.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Shpjegimi i policisë: Pse u zhdukën thonjët e Astrit Deharit?

Rekomandime

Në emisionin e sotëm në “Jeta në Kosovë” po diskutohet në lidhje me vdekjen e mistershme të ish- aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.Në ekspertizën e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Lozanës, thuhet se një pako në të cilën pretendohej të ishin mbetjet e thonjve të Astrit Deharit, ka qenë e zbrazët.Deri më tani askush nuk ka dhënë përgjigje në lidhje me ketë rast, ndërsa Drejtori i Departamentit të Hetimeve në Policinë e Kosovës, Riza Shillova tha se mbetjet mund të jenë harxhuar.

“Tani, prapë po u referohem çka kam lexuar në media, ata thonë se nuk janë një pjesë e thonjve, unë nuk e di kjo pyetje do të duhej tu bëhej ekspertëve që kanë bërë ekzaminimin e ADN-së apo ekspertizat të cilat janë bërë në laborator, por ka mundësi që ato janë harxhuar si material gjatë procesit të ekzaminimit, po ato prova po dëshmi ato mbesin, këto duhet të analizohen dhe për këtë nuk mund të dalim me konkluzione pa e ditë”, tha Shillova.

- Advertisement -

“Dosjen që kanë ekzaminuar instituti zviceran por nuk e di a janë diku tjetër në laborator”, shtoi ai.Autori i Drejtësia në Kosovë, Kreshnik Gashi, i tregoi Shillovës se thonjtë i janë dërguar Prokurorisë së Shtetit në një zarf ku më pas ato pas dërgimit në Zvicër është thënë se nuk kanë qenë thonjtë.“Duhet me u vërtetu, sepse nëse janë dërguar thonjtë në Prokurori apo në çdo institucion dhe nuk kanë shkuar në destinacion atëherë është përgjegjësia e dikujt që janë zhduk, por kjo duhet të vërtetohet”, u përgjigj Shillova.

Për këtë temë sonte flasin: Besim Kelmendi, Prokuror; Riza Shillova, Policia e Kosovës; Hilmi Jashari, Ombudsperson; Rifat Marmullaku ,OSBE; Fatmire Haliti, QKRMT dhe Kreshnik Gashi, KALLXO.com.Në linkun e mëposhtëm mund ta ndiqni emisionin e plotë:Astrit Dehari, ishte gjetur i vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren në fillim të nëntorit të vitit 2016.

Ai po mbahej në paraburgim në lidhje me dyshimet për sulmin i cili kishte ndodhur në gusht të vitit 2016, ndaj Kuvendit të Kosovës.Tre muaj pas këtij sulmi në qendrën e Paraburgimit në Prizren, në rrethana të paqarta kishte vdekur 26 vjeçari Astrit Dehari.Deklaratat e para pas vdekjes së Deharit ishin se i njëjti kishte përdorur medikamente dhe kishte vrarë veten, ndërsa më pas deklaratat ndryshuan në atë se i njëjti kishte probleme me frymëmarrje.Dy vjet më pas, vdekja e Deharit ende ka mbetur mister edhe pse në fillim dolën disa versione se Astrit Dehari i kishte marrë jetën vetes.

- Advertisement -

Prindërit e Deharit së bashku me subjektin politik të cilës i takonte djali i tyre Astriti, kanë ngritur gjatë gjithë kohës pikëpyetje duke e drejtuar gishtin pushtetit, madje duke e quajtur vdekjen e Astritit edhe si vrasje.Për t`i qartësuar rrethanat e vdekjes së Astritit, prindërit dhe avokati Tomë Gashi kërkuan ekspertizë nga Instituti i Qendrës Universitare të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës.Ky institut pas analizimit të të gjitha provave dhe pas pranimit të dosjeve me dëshmi e deklarata për vdekjen e Astrit Deharit, në raportin e dërguar në Kosovë në muajin tetor, nuk ka përjashtuar mundësinë që Astrit Dehari të jetë vrarë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit