-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Shqipëria prodhon 1.5 milionë ton naftë, 8.5 milion MWh drita dhe e varfër”

Rekomandime

“Aktivisti Endri Shabani, shkruan për rritjen e çmimit të energjisë dhe kraburanit në vendin tonë. Ai publikon disa shifra, sesa energji dhe naftë prodhon Shqipëria dhe sa harxhon respektivisht në të dyja kategoritë.

- Advertisement -

Endri Shabani

Në një vit Shqipëria prodhon rreth 1.5 milion ton naftë dhe konsumon rreth 0.6 milion ton.

Shqipëria prodhon deri në 8.5 milion MWh energji elektrike dhe konsumon mesatarisht 7.5 milion MWh.

- Advertisement -

Ne eksportojmë naftë, gaz, energji elektrike, ujë, krom, bakër dhe shumë burime të tjera natyrore.

Nëse çmimet në bursat ndërkombëtare të këtyre produkteve rriten, ne si vend duhet të përfitonim më tepër, pasi do shisnim më shtrenjtë.

- Advertisement -

Por jo, kryeministri na paralajmëron për kohëra të vështira, se me demek qenkan rritur çmimet e energjisë në botë (?!)

Do ishte me e sinqertë nëse Rama do thoshte troç se rritja e çmimeve nuk vjen nga bursat në botë, por nga fitorja e zgjedhjeve në Shqipëri.

Nuk ka mbetur njeri pa e kuptuar se ai qeveris me një grup oligarkësh, me të cilët vjedh Shqipërine për të fituar zgjedhjet, dhe fiton zgjedhjet për të vjedhur Shqipërine”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit