-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Shqiptarët e gozhdojnë me komente Vuçiqin

Rekomandime

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, në rrjete sociale ka postuar një fotografi të hartës së Kosovës me flamurin e Serbisë në të, e që ky provokim ngjalli reagime të shumta.

Teksa me mijëra qytetarë filluan që të raportojnë këtë fotografi, por edhe duke komentuar në të me flamur të Kosovës dhe atë të Shqipërisë.

- Advertisement -

Emra të njohur si boksierët, Robin Krasniqi, Florian Marku e Labinot Rexha komentuan gjithashtu në këtë foto.

- Advertisement -

Po ashtu gjatë ditës së sotme ka reaguar edhe Ministri i Diasporës në Qeverinë e Shqipërisë, Pandeli Majko, duke thënë se sovraniteti i Republikës së Kosovës garantohet nga NATO e jo nga Instagrami, rrjet social ku e ka publikuar fotografinë Vuçiqi.

- Advertisement -

Vuçiqit i ka reaguar edhe kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës përmes një postimi në “Twitter”, ku ka thënë se Serbia po propagandon e po nxitë urrejtje kundër fqinjëve.

Edhe eksperti amerikan, Alon Ben Meir, ndërkaq me anë të një postimi në Facebook ka thënë se SHBA-të dhe BE-ja duhet ta dënojnë këtë provokim të Vuçiqit./Gazeta Express/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit