Albion Zogiani nga Kosova me vendbaim në Finlandë ka treguar mbështejen e tij për Ukrainën. në makinën e tij Tesla ka ngjitur flamurin ukrainas dhe shkruan në të “Unë qëndroj me Ukrainën”.
Zogiani ka një arsye personale se pse ka vendosur të tregojë mbështetje për popullin ukrainas, përcjellë Periskopi.
“Unë jam nga Kosova. Unë dhe familja ime kemi ikur nga lufta në vitin 1999. Unë vetë kam qenë një fëmijë i vogël”.
Zogiani përsërit ngjarjet e luftës së Kosovës.
“Duket se ka një masakër të ngjashme në Ukrainë. Dhe ata kanë një tokë më të madhe se sa kishim ne”.
“Unë kam qenë edhe në park me makinën time përballë ambasadës ruse. Unë vetë punoj në një garazhdë makinash, kemi një partner që bën ngjyrosjen e makinave. Vendosa të marr flamur të Ukrainës në makinën tikem, pasi unë bëj qindra kilomtera në ditë”, tha Zogiani.