5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Shtatorja e Skënderbeut/ Ideatori: Shqiptarët janë mësuar me kopje gjithë jetën, e s’pëlqejnë origjinalin! Skulptori: S’më bëjnë përshtypje reagimet

Rekomandime

Për Nue Oroshin, ideator i shtatores së Skënderbeut në Prizren, ky është imazhi origjinal i heroit tonë kombëtarë, por nuk është pritur mirë nga shqiptarët se “janë mësuar gjithë jetën me një kopje”. Komentet negative që kanë mbërritur, ideatori i lidh me tre arsye kryesore.

- Advertisement -

“Këto reagime do t’i fillojë me fjalën e Nolit, ‘Ai Adem që s’di këndim do të bëhesh ministër për Arsim.

Është fatkeqësi se këtu te ne flasin njerëz që nuk janë të profilit, në Kosovë flasin 4-5 historjanë të mesjetës që mund të flasin për figurën e Skëndërbeut.

Skënderbeun e kemi paraqitur unikat, pra ky është i moshës 50-53 vjeçare dhe ky është informacion i gjetur në burime gjermane se si duket ai, kështu ia propozova skulptorit dhe ai bëri një realizim shumë të mirë.

- Advertisement -

Mirëpo shqiptarët janë mësuar vetëm me kopje, nuk janë mësuar me figura origjinale të historisë sonë. Jam shumë i lumtur që është i pari monument unikat dhe jo kopje siç është në Prishtinë që është marrë nga Kruja.

Gjithë që reagojnë, është aspekti politik, ato që ishin 10 vjet në pushtet në Prizren dhe nuk bëjnë asgjë.

- Advertisement -

Aspekti i dytë është aspekti Erdganist, ata që nuk e kanë dashur Skënderbeun në Prizren dhe të tretët janë skulptorët e lodhur që thonë ato që nuk i punoj unë nuk është e mirë”, tha Oroshi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit