2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Shtetit po i rriten pagat, privatit i zvogëlohen: s’kanë faj që ikin në Gjermani

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Pagat e sektorit publik në Kosovë paskan arritur me 2020 në 624 euro. Qenkan rritur për 33 euro. Mashallah! Pagë bukur e dinjitetshme për Kosovën e varfër. Ndërsa, pagat e sektorit privat qenkan ulur në 380 euro burto, pra ulje për 31 euro, apo gati dyfish më të vogla se pagat e shtetit.

Janë dy ironi me këtë rast: E para ato rroga i ka rritë për sektorin publik një parti e djathtë, pra LDK, që qeveriste në atë kohë. E kjo është e çuditshme, pasi partitë e djathta nuk e forcojnë sektorin publik, por privat.

E dyta, sektori privat ua siguron pagat sektorit publik përmes taksave. Pra, vet paguhen dyfish më pak që dembelët e shtetit të kenë paga gjithnjë e më të majme.

- Advertisement -

Paramendoni, mësuesit anaIfabetë marrin pagat me të lartat në rajon në sektorin e arsimit që ne të jemi në fund të listës në PISA.

Kjo nuk shkon. Fuqia punëtore e Kosovës po ik për Gjermani, në mungesë të pagave të dinjitetshme. Dhe mirë po bëjnë. Shteti duhet ti hapë sytë dhe të mendojë vetëm si ta avancojë sektorin privat. Dembelët e shtetit u paguan, su paguan, ata vetëm probleme shkaktojnë tash e 20 vjet. Ata, shumica edhe ashtu nuk shkojnë me punu najsend, por me vjedhë.

- Advertisement -

Rritja e pagave, mirëqenies e dinjitetit për sektorin privat, kujdesi dhe avancimi i të drejtave të punëtorëve e avancon ekonominë dhe shtetin.

Ne duhet të pyesim pse një punëtor kosovar në Kosovë është dembel, nuk punon asgjë, ndërsa në Gjermani krejt janë punëtorë të dalluar. Duhet ti pyesim pse dhe tua plotësojmë ato kushte aq sa mundemi dhe dimë këtu.

Ndryshe, Kosova është vend i vogël dhe ka popullatë të ulët në numër. Gjermania dhe vendet tjera i kanë hapë dyert. Kosovarët po shkojnë me të madhe. Kompanitë tona qysh tash po vuajnë për mungesë profesionistësh.

Nuk është e largët dita kur s’do të gjejnë askënd për të punu. E atëherë do të jetë vonë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit