Lidhja e aktores Adriana Matoshi me ish-futbollistin e Feronikelit, 21-vjeçarin Keith Groeneveld, ka ngjallur jo pak reagime kryesisht kritikues e fyes nga qytetar të ndryshëm, por ka marrë edhe mesazhe mbështetëse, e ndër ta ka qenë edhe ambasadorja në largim e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku.
Matoshi pasi e bëri publike lidhjen e saj me 21 vjeçarin, ish-futbollistin e Feronikelit Keith Groeneveld, ka marrë komente nga me të ndryshme, negative dhe ofenduese.
Por në krah i ka dalur, ambasadorja në largim e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku,
Çitaku ka shkruar se Matoshi nuk ka nevojë për t’i dhënë askujt llogari për jetën private.
Postimi i plotë
Adriana Matoshi ❤ je një zemër e madhe! Nuk ke nevojë me na dhanë llogari për jetën tënde private.
Të dua ❤?
https://www.facebook.com/vlora.citaku.1/posts/10157361581792414