9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Shumica e akademikëve janë të nivelit të Agim Bahtirit

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Kosova është vendi i vetëm ku akademik bëhesh me të njofshëm. Ndërkohë, pjesa më e madhe e tyre janë zgjedhur në baza partiake, dihet nga cila parti, e një pjesë me nepotizëm. Nga kjo metodë e arritjes së akademizmit, pa diskutim që një shumica e tyre kanë nivel të ulët të intelegjencës dhe të njohurive.

Dallimi esencial në mes të akademikut dhe Agim Bahtrit është fusha e studimit: Agimi di të shesë pacurka, ndërsa akademikët tanë dinë të kopjojnë veprimtarinë shkencore të të tjerëve.

Ndërkohe, kanë edhe shumë të përbashkëta. Më esencialja është që të dy palët kanë probleme në lexim.

- Advertisement -

Një nivel i tillë i organizimit të shkencës në majën e dijes padyshim që ka refleksione të mëdha në shkallët hierarike të mëposhtme. Dhe sa më poshtë bie, aq më tepër ndihen pasojat, jo për nga niveli, por nga zgjerimi i akterëve. Për rrjedhojë, tek shkalla univeristare shumica janë analfabetë funksionalë. Pra, nuk dinë as të shkruajnë.

Punimet shkencore të tyre, magjistatura e doktoratura ua shkruajnë të tjerët në këmbim të pareve. Pra, në Kosovë është profesion i vecantë i njerëzve që shkruajnë tema doktorature e magjistature. Fitojnë bukur mirë nga ai profesion, pasi profesorët tanë nuk dinë shumica as të kopjojnë, ndërkohë e kanë obligativ që ti kenë të shkruara tezat.

- Advertisement -

Katandisja në këtë deregje e eleminon cudinë e krahasimit. S’ka diskrepanca shumë të mëdha në mes të akademikut dhe të pashkollit. Shumë më tepër kanë të përbashkëta se të vecanta.

Nëse i grumbulloni disa bujq dhe disa akademik në një vend, i veshni njëjtë dhe iu thoni të mbajnë nga një fjalim para masës, të rrallë do të jenë ata që do të kuptojnë kush është akademiku e kush bujku. Fjalorët që nuk i tejkalojnë 100 fjalë në dyja anët, janë determinues i këtij perceptimi.

Me qenë akademik, duhet reprezentuar një konglomerat dijesh, një fjalor voluminoz në kajde të enciklopedisë, elaborim esencial të secilës fushë, kredenciale të fuqishme në lëminë që të reprezenton, madje në nivel ndërkombëtar dhe mbi të gjitha admirimin e popullit për dijen tënde.

Ne i kishim disa të tillë më herët, i donim e cmonim, Ishin në piedestal pa diskutim. Por, fatkeqësisht mosha e bëri të vetën dhe ata tashmë kanë shkuar në amshim. Tashmë, kanë mbetë disa bashibuzkë që nuk njihen me asnjë tezë a teori, me asnjë interpretim të ndonjë problemi apo ndonjë analizë. Thjeshtë njihen vetëm me mënyrën se si janë bërë akademik. E aty, Agim Bahtiri është më i ndershëm dhe më kredibil se ata, pasi dy herë e ka zgjedhë populli. E po të pyetej, ata nuk do ti zgjedhte për akademikë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit