Stupcat që nga paslufta kanë dominuar skenën humoristike në vend. Prodhimet e tyre kanë pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në shoqëri.
Përmes humorit ata kanë adresuar shumë probleme që ka kjo shoqëri, që nga edukimi, politika, shëndetësia, sporti, e shumë e shumë sfera të tjera. Ata edhe sot vazhdojnë të jenë në skenë me humorin e tyre.
Në një nga skeçet e tyre në vitin 2013, Stupcat kishin trajtuar një sëmundje që kishte bërë të izoloheshin i gjithë fshati. Ishte izoluar edhe vetë ai që ishte infektuar me SIDA, shkruan Reporteri.
Në skeç shihet se si i gjithë fshati vendosin maska, shkollat ishin ndalur dhe gjithçka dezinsektohej. Por në fund del se ‘rrëfimi i plakut ishte se i ka rënë SITA mbi krye’.
Shikojeni skeçin.