1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Si e ndihmoi intelegjenca amerikane Ukrainën të eleminojë tetë gjeneralë, 36 kolonelë dhe 300 oficerë rusë

Rekomandime

Spiunët e SHBA-së kanë ndihmuar Ukrainën të eleminojë tetë gjeneralë, 36 kolonelë dhe 300 oficerë të Putinit, duke ofruar informacione të detajuara rreth lëvizjeve të Rusisë.

Moska humbi kolonelin e saj të 35-të javën e kaluar në një goditje të madhe ndaj pushtimit të dështuar të Vladimir Putin.

- Advertisement -

SHBA i ka dhënë Ukrainës inteligjencë të detajuar në lidhje me planet e Rusisë

Koloneli Mikhail Nagamov, vdiq në fillim të këtij muaji.

Kololenl Mikhail Nagamov, 41 vjeç, komandant i një regjimenti xhenierësh të Qarkut Ushtarak Perëndimor, vdiq në Ukrainë më 13 prill. Nagamov vdiq “gjatë kryerjes së një misioni luftarak në Ukrainë”.

- Advertisement -

Gjeneralmajor Vladimir Frolov, zëvendës komandant i Ushtrisë së 8-të të Kombinuar të Armëve, u bë gjenerali i tetë që u eleminua në Ukrainë në fillim të këtij muaji.

Vlerësohet se pushtimi i liderit rus tashmë ka kushtuar jetën e mbi 20,000 trupave.

- Advertisement -

Zyrtarët thanë se SHBA-ja e informoi Ukrainën për kohën dhe vendndodhjen që Rusia synonte të sulmonte.

Një zyrtar amerikan tha: “Që nga fillimi, ne u përkulëm shumë përpara në ndarjen e inteligjencës strategjike dhe vepruese me Ukrainën. Ka pasur ndikim si në nivelin taktik ashtu edhe në atë strategjik. Ka shembuj ku mund të tregoni një histori mjaft të qartë se kjo bëri një ndryshim të madh.”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit