1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Si i punësoi KEDS afro 300 studentë dhe nxënës

Rekomandime

Studentët e vitit të fundit dhe nxënësit e shkollave profesionale tash e 8 vjet e kanë një adresë për t’u avancuar profesionalisht dhe për t’ia nisur eventualisht karrierës qysh në përfundim të studimeve, pa e humbur asnjë ditë të vetme duke trokitur në dyer të ndryshme. Këtë komoditet atyre ua sigurojnë njohuritë që kanë marrë nga shkollimi i tyre, notat, shkathtësitë e treguara nga KEDS Academy dhe vullneti e përgatitja profesionale. Mjafton të aplikojnë dhe nëse janë më të mirët, perspektivën e kanë të garantuar.

- Advertisement -

Në 8 vitet e operimit të KEDS Academy është hedhur baza e një karriere profesionale për mbi 400 studentë dhe nxënës. Afro 300 nga ta u punësuan në KEDS. Madje disa prej tyre tani kanë marrë përgjegjësi të larta menaxhuese në kompani, në sektorin energjetik në përgjithësi apo edhe në sektorë të tjerë të vendit.

Rektorët e Universitetit të Prishtinës, të cilët sa kanë qenë në detyrë, ishin direkt të përfshirë dhe e kanë ngritur në piedestal këtë program. Njëjtë kanë bërë edhe ministrat e dikasterit të ekonomisë.

Fjalë miradie, duke aluduar në domosdoshmërinë e akademive të tilla kanë pasur edhe profesorë të shumtë me renome ndërkombëtare që kanë qenë pjesë e akademisë që nga fillimi.

- Advertisement -

“Studentët e diplomuar në KEDS Academy janë të përgatitur për tregun e punës dhe do ta rrisin konkurrueshmërinë profesionale në Kosovë. Janë një ndihmesë e madhe për botën e biznesit”, thotë prof. dr. Tamer Atabarut, drejtor i Qendrës për Mësim Gjatë Gjithë Jetës në Universitetin Bogaziçi të Stambollit.

Drejtoresha për Komunikime në KEDS, Naxhije Pajaziti-Arifaj thotë se përmes këtij programi, KEDS po jep një kontribut të madh në shoqërinë.

- Advertisement -

Ky program, ajo thotë se po mundëson zhvillimin profesional, avancimin dhe përgatitjen e të rinjve për tregun e punës.

Pajaziti: KEDS Academy është program njëvjeçar

“Programi KEDS Academy është program njëvjeçar, është program që jepet falas studentëve dhe nxënësve kosovarë, programi përfshin studentët dhe nxënësit nga universitetet publike dhe shkollat e mesme teknike. Programi përfshin pjesën teorike, praktike dhe internshipi, gjatë pjesës teorike studentët mbajnë ligjërata nga ekspertë të KEDS dhe profesorë eminentë të Universitetit ‘Bogaziç’ të Turqisë, është një ndër universitetet më të mira në botë. Pas pjesës teorike, studentët fillojnë me pjesën praktike dhe pastaj me internship, pikërisht këtu fillon avancimi i tyre, profesionalizimi i tyre, sepse ata angazhohen në proces direkt të punës. Ata kalojnë nga departamenti në departament dhe gjatë kësaj periudhe ata kanë të angazhuar edhe një mentor i cili i udhëheq gjatë këtij procesi dhe studentët pikërisht këtu fillojnë përgatitjen e tyre për tregun e punës”, thotë ajo.

Pajaziti-Arifaj thoët se suksesi i pjesëmarrësve në KEDS Academy është krenaria më e madhe për ta dhe se tregon se programi po arrin të përmbush misionin për të avancuar të rinjtë e Kosovës.

Pajaziti: Rreth 300 studentë deri më tani janë punësuar në KEDS përmes programit KEDS Academy

“Sot kur po përcjellim gjeneratën e tetë të KEDS Academy numërojmë gjithsej 400 studentë dhe nxënës që kanë kaluar përmes këtij programi dhe rreth 300 studentë deri më tani janë punësuar në KEDS përmes programit KEDS Academy, një pjesë e tyre tani mbajnë edhe pozita menaxheriale. Kur shohim suksesin e këtyre studentëve jo vetëm brenda KEDS, po edhe jashtë KEDS, edhe jashtë Kosovës, ne ndjehemi krenarë sepse suksesi i tyre tregon që programi ka qenë i qëlluar dhe që ideja të cilën e kemi zhvilluar dhe e kemi krijuar këtë program ka avancuar shoqërinë kosovare”, thotë ajo.

Edhe ata që ishin pjesë e kësaj akademie e vlerësojnë lartë, duke theksuar se përmes saj u janë krijuar mundësi të shumta profesionale në karrierë.

Marjeta Dobra ka qenë pjesë e gjeneratës së tretë të KEDS Academy, ndërsa sot është inxhiniere në Departamentin e Shërbimeve për Konsumatorë në KEDS.

Dobra: Mund ta cilësoj si mundësinë më të mirë që më është ofruar

“Programi KEDS Academy ka qenë dhe mbetet njëra ndër përvojat më të mira që unë i kam provuar si inxhiniere dhe mund ta cilësoj si mundësinë më të mirë që më është ofruar për t’i hedhur hapat e parë në karrierën time si inxhiniere. Përmes programit njëvjeçar të KEDS Academy unë kam arritur të trajnohem sikurse në aspektin teorik edhe në atë praktik. Ky program është finalizuar duke më dhënë mundësinë që unë të punësohem sot në kompaninë KEDS, ku tash e pesë vite jap kontributin tim të përditshëm drejt përmbushjes së qëllimit dhe misionit të departamentit ku aktualisht jam e angazhuar si inxhiniere. Ne si departament pranojmë çdo ditë kërkesa të shumta nga konsumatorët për kyçje në rrjet distributiv, ku pas pranimit të këtyre kërkesave, ne si inxhinierë dalim në terren për të bërë inspektimin e rasteve, ku një shembull konkret është edhe rasti i sotëm që sapo e inspektuam”, thotë ajo.

Vlerësim të njëjtë për KEDS Academy ka edhe Gentian Kicaj, që i takon gjeneratës së gjashtë dhe sot mban pozitën e inxhinierit të mirëmbajtjes.

Kicaj: KEDS Academy është një mundësi shumë e mirë për neve si inxhinierë të ri

“Rrugëtimin profesional kam filluar në momentin e aplikimit për të qenë pjesë e KEDS Academy gjeneratës së gjashtë. KEDS Academy është një mundësi shumë e mirë për ne si inxhinierë të rinj për t’u njohur me punën në terren, për arsye se gjatë gjithë kohës sa kemi qenë pjesë e fakultetit, kemi mësuar më shumë për pjesën teorike, ndërsa KEDS Academy me trajnimet e saj na ka ndihmuar shumë në lidhje me punën praktike. Përveç trajnimeve që i kemi bërë në KEDS, kemi pasur edhe pjesën teorike e cila na ka ndihmuar shumë që sot ato njohuri të cilat i kemi marrë gjatë kohës sa kemi pasur praktikën në KEDS t’i zbatojmë edhe si inxhinierë që punojmë sot në KEDS”, thotë ai.

KEDS Academy vazhdon të japë kontribut të madh në edukimin profesional të qindra të rinjve çdo vit dhe llogaritet një nga programet më të avancuara në vend dhe më tej, për përgatitjen e tyre për tregun e punës.

Themeluar nga KEDS qysh në vitin 2013 akademia ofron trajnime interaktive dhe praktike të avancuara të fokusuara në sektorin e inxhinierisë elektrike për studentët e institucioneve të arsimit të lartë dhe për nxënës të shkollave të mesme teknike në Kosovë. Krejt kjo në bashkëpunim të ngushtë me Universitetin e Prishtinës dhe Universitetin “Bogaziçi” të Stambollit.

KEDS Academy i ka kaluar edhe kufijtë e Kosovës. Vlerësimi për këtë program është bërë edhe nga shumë qendra të njohura botërore. Akademia ka marrë çmime në Paris, Uashington, Stamboll, Londër, si dhe vende të tjera për ndikimin tejet pozitiv që ka pasur në rininë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit