1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Si shuhet një yll? Teleskopi Hubble sjell pamjet fantastike të supernovës

Rekomandime

Një shkëlqim verbues që zbehet deri në zhdukje, kështu shuhet një yll që vdes. Teleskopi hapësinor Hubble sjell pamjet e jashtëzakonshme të një supernove, filmuar me opsionin “time-lapse”.

- Advertisement -

Supernova me emrin SN 2018gv, shpërtheu brenda galaktikës spirale Ngc 2525, rreth 70 milionë vite dritë larg sistemit tonë diellor, në konstelacionin e hemisferës jugore Puppis.

Shpërthimi i përjetësuar nga Hubble është rezultat i një viti vëzhgimesh, si pjesë e programit mbi supernovat i koordinuar nga Universitetit Amerikan Johns Hopkins dhe Instituti Shkencor i Teleskopit Hapësinor.

Shpërthimet e supernovave janë ndër fenomenet më të bukura në kozmos, me një shkëlqim që arrin deri në 5 miliardë herë më e lartë se ai i Diellit.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit