7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Si u shtuan papritmas gati 130 mijë vota për Biden në Michiganin e shqiptarëve dhe asnjë për Trump

Rekomandime

Po kërkojnë vota kudo për Biden, në Pennsylvania, Wisconsin dhe Michigan. Sa keq për vendin tonë” – janë fjalë të Presidentit në detyrë të Shteteve të Bashkuara Donald Trump në Twitter që akuzon se po manipulohet procesi zgjedhor.

- Advertisement -

Më herët ai publikoi në rrjetet sociale edhe një hartë të votimit në Michigan të fiksuar gjatë natës e cila sipas rij tregon një rritje të papritur prej rreth 130,000 votash për Joe Biden, por asnjë për Donald Trump e cila është bërë virale në internet.

Presidenti Trump ka postuar në Twitter këtë foto e cila po ngre spekulime për manipulim të zgjedhjeve. Është e zakonshme gjatë procesit që autoritetet shtetërore të shtojnë një pjesë të madhe të votave në një numërim në të njëjtën kohë, por përdoruesit e mediave sociale po pyesnin se pse në këtë përditësim Trump nuk kishte asnjë votë të shtuar.

“Desk”, faqja në internet që po monitoron zgjedhjet, e cila krijoi hartën, tha se: “Ishte një gabim i thjeshtë nga një skedar i krijuar nga shteti që ata e morën… shteti vuri re gabimin dhe prodhoi një numërim të përditësuar.”

Zëdhënësi i “Desk” shtoi se: “Kjo gjë mund të ndodhë natën e zgjedhjeve. Ne pamë që tabulatorët e tjerë të votave në Michigan që e vunë re këtë gabim e korrigjuan në kohë reale si edhe ne.” Ndërsa Byroja e Zgjedhjeve në Michigan tha se nuk kishin një koment mbi mospërputhjen e të dhënave, por tha se rezultatet ishin në këtë fazë “jozyrtare” dhe numërimi nuk ishte përfundimtar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit