0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Situata post-Speciale: Deputeti i LDK-së jep ide për qeveri gjithpërfshirëse edhe me VV-në

Rekomandime

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi, në një prononcim për “Gazeta Blic” ka theksuar se në situatën e rëndë politike në të cilën ndodhemi, koalicioni qeverisë duhet të gjejë një zgjidhje.

- Advertisement -

Rexhepi ka thënë se duhet të bëhen së bashku pozitë dhe opozitë, duke hedhur si ide edhe qeverinë gjithpërfshirëse.

“Koalicioni qeverisës por edhe qeveria në këtë situatë duhet të provojnë të gjejnë zgjidhje se si do të duhet të forcohet një qeveri e stabilitetit”, thotë ai.

Rexhepi konsideron se në situatën në të cilën jemi, duhet të bëhemi bashkë.“Unë gjithmonë kam patur një qëndrim si deputet se në çdo të rrethanë të rëndë është më e mira që të gjithë së bashku të gjejmë një zgjidhje një alternativë, ta kalojmë këtë test. Eshtë në interes të vendit që në këtë situatë që po kalojmë të gjejmë një zgjidhje pozitë dhe opozitë së paku për një vit, të kemi qeveri të stabilitetit ose qeveri të përgjithshme”, tha ai.

- Advertisement -

Ai tutje ka potencuar se nëse dakordohen, edhe LVV-ja duhet të bëjë lëshime dhe të bëhet pjesë e kësaj qeverie së paku për një vit sa të kemi stabilitet në asoektin politik.

“Edhe me u mbajt zgjedhjet nesër, sërish do të kemi situata të ngjashme që asnjë parti s’mund t’i tejkalojë. Eshtë më e mira që nëse partitë politike e dojnë këtë Kosovë është mirë me u ba bashkë, nëse jo, atëherë edhe zgjdhjet janë një prej varianteve. Por mendoj se situata në të cilën ndodhemi nuk na e jep këtë variant. Unë jam idhtar i asaj që edhe Vetëvendosja me u përfshi në këtë koalicion dhe mi dhanë oponencë këtyre situatave së paku për një vit, pastaj bashkarisht me shku në zgjedhje” ka thënë Rexhepi.

- Advertisement -

Zhvillimet e fundit të Speciales, kanë sjellë një situatë re në skenën politike në Kosovë.Ish-presidenti, Hashim Thaçi, ka dhënë dorëheqjen pas konfirmimit të aktakuzës dhe në vend të tij si UD . është kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.Kryeministri Hoti, ka thirrur në takim subjektet politike për të gjetur një zgjedhje të situatës .

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit