3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Ska liberalizim pa i futë në burg ministrat e ish ministrat e korruptuar

Rekomandime

Është poshtërsi e madhe për një evopian që të kërkojë vizë për ta vizituar Evropën. S’ka ofendim më të madh. Këto ditë, ka dyndje të madhe të kosovarëve para ambasadave të kontinentit të vjetër. Pas pandemisë malli është i madh që ti vizitojnë familjarët e tyre, atje.

Por, atje keqtrajtohen e trajtohen si qytetarë të rëndit të tretë. Pasi iu duhet ti nxjerrin një milion dokumenta, paguajnë secili vetëm për vizë më tepër se biletat e aeroplanit, madje kthyese.
Kjo është kostoja e politikave populliste.

- Advertisement -

Kriteret e ofrimit me BE-në gjithnjë janë bërë më të vështira.

Psh në vitet ’80 kur Greqia iu bashkua unionit e kishte shumë të lehtë. Pastaj, vendet ish komuniste në vitet ’90 duhet ti plotësonin disa krtitere. Ato që u vonuan, duhej ti plotësonin edhe disa shtesë. Për të ardhur tek Kroacia, e cila u desht të arrestonte një dyzinë ministrash e ish ministrash, duke përfshirë edhe një ish kryeministër që të bëhej pjesë e BE-së.

Vendet tjera të Ballkanit Përendimor janë në process dhe kanë kushte të rënduara. Njëjtë ndodhi edhe me liberalizimin e vizave. Për të parat nuk pati kushte fare. Për të ardhur tek vendet tjera që iu duheshin nga 20-30 kritere. Ato u rritën ta zëmë për Serbinë apo Malin e ZI në 40 kriterë.

- Advertisement -

Kosovës ia futën 92 kritere. U plotësuan të gjitha, por me vonesë. Iku momentumi pasi plotikianët tanë ishin duke u marrë me politika populliste. Në fund e miratuam Demarkacionin, por si morëm vizat.

Na thanë tash luftojeni edhe korrupcionin. E atyre vendeve skeptike nuk kemi me mujte me ua mbushë mendjen kurrë duke arrestuar policë në kufi. Atyre u mbushet mendja po filluam të arrestojmë ministra e ish ministra të korruptuar, Fakte ka, duhet vetëm guxim. Ndryshe, na ikën edhe ky tren dhe liberalizimin e marrim pas disa dekadash.

- Advertisement -

Kriteret nuk do të vijnë duke u zvogëluar, por duke u rritë sërish. Tjera herë, politikanët kosovarë duhet ta kenë parasysh që politikat populliste të tyre do të kenë pasoja të rënda pikërisht për popullatën.

Prandaj, para kalklulimit për vota, duhet të mendohet për efektin që do të ketë ajo casje. E deri atëherë, fajtor për mosliberalizim nuk janë Evropa, por pikërisht politikanët tanë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit