2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Skandal: Mësimi online në Kosovë, me harta që Kosovën e lënë nën Serbi

Rekomandime

Pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus, disa shkolla në Kosovë kanë kaluar në mësim online, por jo gjithçka ka po shkon si duhet, në njërën nga orët e mësimit në lëndën e Gjeografisë është shfaqur harta ku Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë.

Gjatë orës së mësimit onlinë, të cilat po transmetohen në Radio Televizionin Publik të Kosovë, ka ndodhur diçka skandaloze.

- Advertisement -

Përderisa po flitej për klimën në njërin nga klasat online, në RTK është shfaqur harta ku Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë.

Këtë e bënë ende më skandaloze, kur kihet parasysh që nxënësit po mësojnë nga hartat ku Kosova paraqitet pjesë e Serbisë.

Duhet theksuar se të dhënat e fundit nga drejtoritë komunalë të arsimit tregojnë se 77 shkolla në Kosovë kanë kaluar në mësim online. Ndërsa kjo metodë nuk është se po tregon ndonjë rezultat.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit