1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Skandal: Në Pulmologji, të dyshuarit për COVID-19 dhe të infektuarit qëndrojnë në një hapësirë

Rekomandime

Në hyrje të Klinikës së Pulmologjisë, nuk ka asnjë lloj kontrolli se kush futet e kush del.Përkundër se pjesa me e madhe pacientëve të shtrirë në këtë klinikë, janë të diagnostikuar me COVID 19, shumica e personave që shihen në ambientet e saj nuk kanë asnjë masë mbrojtëse.Faktin që pacientët e dyshimtë që vetëm janë testuar dhe pacientët e konfirmuar me COVID 19 qëndrojnë në një dhomë, KOHA e ka konfirmuar nga disa pacientë që gjenden në këtë klinikë.

- Advertisement -

Një grua në këtë dhomë është shtrirë sot në Klinikën e Pulmologjisë. Ajo është testuar nëse është me virusin COVID-19. Në dhomë është e shoqëruar me pacientë të konfirmuar me virus tash e dy javë.Në secilën dhome sheh shoqërues.Ata shihen me pije e ushqime në dorë e disa herë edhe me barna që mungojnë në klinikë.

Mjeku kujdestar, Flamur Marku, ka thënë se në klinikë po bëhet punë e madhe për përballje me virusin dhe pasi që një pjesë e stafit janë infektuar, klinika, pas riorganizimit, po funksionon vetëm me kujdestari.Ndonëse klinika është e dedikuar për pacientët me COVID-19, nuk ka asnjë hapësirë 100 për qind të pastër, ku ndahen pjesa e hyrje daljeve me pjesën ku qëndrojnë vetëm pacientët.Për dallim nga kjo klinikë, në Mjekësinë Sportive pjesa e pastër me atë të pasigurt ndahet ndryshe.Mungojnë edhe dezinfektuesit në korridore.Për krejt klinikën, përfshirë edhe shoqëruesit e shumtë, janë në dispozicion 6 banja.Kjo klinikë ka oksigjenim qendror, por jo në të gjitha dhomat. Një pjesë e dhomave shërbehen me bombola. Nuk ka mjekim as gjysmë intensiv e as intensiv.Klinika e Pulmologjisë konsiderohet si klinikat kryesore për trajtimin e pacientëve të prekur me virus. Në këtë klinikë momentalisht po trajtohen 67 pacientë me COVID 19.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit