Ndonëse në shkallë më të vogla, lëkundjet e tërmetit po vazhdojnë ende në detin Adriatik.38 kilometra në perëndim të Tiranës, është raportuar për një tërmet të ri, me shkallë prej 3.2 Rihter.
Këto janë lëkundjet e fundit të cilat pritet të vazhdojnë gjatë gjithë natës në Tiranë.
Ndërkohë, është raportuar për dëme të shumta materiale në Tiranë e Durrës.
Po ashtu, ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka bërë të ditur se nga lëkundjet, 68 persona kanë mbetur të lënduar.