1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Skënder Hyseni: Matthew Palmer theksoi se SHBA-të përkrahin dialogun në Bruksel

Rekomandime

Koordinatori shtetëror për dialog, Skënder Hyseni, e ka takuar sot në Uashington Zëvendës Asistent-Sekretarin për Evropë dhe Euroazi në Departamentin Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, i cili është edhe Emisar Special amerikan për Ballkanin Perëndimor.Sipas Hysenit, Palmer ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin dialogun në Bruksel “duke shtuar se Amerika do të jetë me ju përgjatë gjithë këtij procesi, në përkrahje të fuqishme për një marrëveshje të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”.

- Advertisement -

“Sot në Uashington D.C. pata një takim të gjatë dhe përmbajtjesor me Zëvendës Asistent-Sekretarin për Evropë dhe Euroazi në Departamentin Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, i cili është edhe Emisar Special amerikan për Ballkanin Perendimor. Pasi e njoftova për rrjedhën e deritashme të dialogut në Bruksel, me Zotin Palmer bëmë një bisedë të hapur dhe shteruese me qellim të koordinimit me synimin që dialogu të marrë një dinamikë të re duke shtruar, pa u vonuar dhe pa zvarritje, për diskutim dhe akordim çështjen kryesore, marrëveshjen gjithëpërfshirëse për njohje reciproke dhe normalizim midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë”.

“Duke konstatuar dhe theksuar se krahas BE-së, roli I SHBA-ve në këtë proces është i pa zëvendësueshëm, me përunjësi i kërkova Zotit Palmer praninë e përhershme aktive të SHBA-së në tryezën e bisedimeve në Bruksel”.“Pasi theksoi se SHBA çmojnë angazhimin konstruktiv të Qeverisë dhe të gjitha institucioneve Republikës së Kosovës në këtë proces, Zoti Palmer theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin dialogun në Bruksel duke shtuar se Amerika do të jetë me Ju përgjatë gjithë këtij procesi, në përkrahje të fuqishme për një marrëveshje të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”.“Pas takimit me Matheë Palmer, po ashtu zhvillova një bisedë të gjatë me z. Ryan Tully, Drejtor i Lartë dhe znj Amanda R. Ahlers, Drejtore për Evropë në Këshillin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë. Biseda po ashtu kishte në fokus dialogun e rinisur në Bruksel por edhe zhvillimet e përgjithshme në Kosovë dhe rajon”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit