1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Sondazhi | Kush janë më të përgatitur për luftë turqit apo grekët?

Rekomandime

Një sondazh ka zbuluar se grekët janë më të gatshëm të nisin luftë me Turqinë, në krahasim me turqit të cilët nuk mendojnë një luftë me Greqinë.

- Advertisement -

Kapa Research analizoi disa çështje në raportet në mes të Greqisë dhe Turqisë, duke përfshirë shndërrimin e Aja Sofisë në xhami si dhe përfshirjen e ushtrisë në rast të shkeljes së të drejtave të njeriut.

Lexo Edhe:Bie niveli i ujit në liqene, fillojnë reduktimet në Prishtinë

Në lidhje me temën e Aja Sofisë, shumica dërrmuese e grekëve 86 për qind e grekëve thonë se Turqia duhet të vazhdojë ta mbajë atë si muze. Ndërkohë 45 për qind e turqve gjithashtu besojnë se kisha nuk do të duhej të shndërrohej në xhami.

- Advertisement -

Për çështjen e shfrytëzimit të burimeve natyrore në Mesdheun Lindor, pozicionet janë diametralisht të kundërta.

91 për qind e grekëve mendojnë se anijet turke në rajon shkelin ligjin ndërkombëtar dhe janë bërë faktor i paqëndrueshëm në rajon. Ndërkohë 81 për qind e turqve thonë se vendi i tyre ka të drejta në Egje dhe Mesdheun Lindor ku do të duhej të kryheshin kërkime për gaz dhe naftë.

- Advertisement -

Në një skenar hipotetik, dhe nëse në një moment dy vendet do të konsideronin një përballje ushtarake, banorët grek janë më të përgatitur. 46 për qind e tyre e pranojnë këtë mundësi në krahasim me 35 për qind të turqve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit