-0.1 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Familja e Kadri Veselit ka një njoftim për popullin e Kosovës

Rekomandime

Djali i vëllait të Kadri Veselit, Hylmi Veseli, ka shprehur falënderime për të gjithë qytetarët që shkuan në vizitë dhe shprehën ngushëllimet e tyre për vdekjen e kryefamiljarit, Fazli Veseli.

- Advertisement -

Veseli, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka shprehur falënderimin në emër të familjes, derisa veçoi edhe stafin mjekësor të Klinikës Infektive të SHSKUK’së dhe Spitalit të Mitrovicës, shkruan Gazeta Express.

“Të gjithë ju që na vizituat dhe na shkruat për të na ngushëlluar për humbjen e prindit dhe gjyshit tonë, keni marrë një copë pikëllimi nga pikëllimi ynë dhe na e keni lehtësuar dhimbjen”, thuhet ndër të tjera në postimin e tij.

Babai i ish-kryeparlamentarit vdiq të mërkurën, derisa pjesë e varrimit të tij ishte edhe vetë Kadri Veseli, i cili mori leje nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

- Advertisement -

Postimi i plotë i familjarit të Kadri Veselit:

Të nderuar qytetarë, miq e dashamirë,

- Advertisement -

Në emër të Familjes Veseli, shprehim mirënjohjen më të thellë për të gjithë ju që na u gjendët në krah në këto momente pikëllimi për vdekjen e kryefamiljarit tonë, Fazli Veselit.

Të gjithë ju që na vizituat dhe na shkruat për të na ngushëlluar për humbjen e prindit dhe gjyshit tonë, keni marrë një copë pikëllimi nga pikëllimi ynë dhe na e keni lehtësuar dhimbjen.

Faleminderit përfaqësuesve institucionalë e politikë, bashkëluftëtarëve të Kadriut që na mallëngjyen me nderimin e tyre, miqve dhe secilit qytetar nga Kosova, viset tjera shqiptare e diaspora.

Një falënderim të veçantë për personelin shëndetësor, të Klinikës Infektive në SHSKUK dhe të Spitalit në Mitrovicë, të cilët u kujdesën për babanë dhe gjyshin tonë, si dhe për Policinë e Kosovës që ndihmoi në mbarëvajtjen e ceremonisë mortore.

Të gjithë ju na bëtë të ndjehemi krenarë për babanë dhe gjyshin tonë, Fazli Veselin, i cili na la trashëgim respektin e shqiptarëve bujarë.

Fazli Veseli na la trashëgim krenarinë për të dhe për edukatën patriotike e moralin njerëzor që na mësoi neve – fëmijëve, nipërve e mbesave të tij.

Përjetësisht mirënjohës!

Paçi gëzime dhe shëndet në familjet tuaja

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit