2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Sonte, sytë nga qielli, Hëna e Ftohtë zbulon sekretet dhe plotëson dëshirat

Rekomandime

Krahas disa ngjarjeve të mëdha astrologjike të këtij muaji që mbyll edhe vitin 2020, e sotmja është e veçantë.

Dhjetori na ka sjellë disa ngjarje qiellore epike – më e rëndësishmja nga të cilat mrekullia kozmike e njohur si Ylli i Krishtlindjes.

- Advertisement -

Ngjarja që ndodh një herë në 800 vjet, krijoi një magji qiellore disa ditë më parë. Sistemi diellor na prezantoi me mrekullinë kozmike të Krishtlindjeve, e cila nuk ishte parë prej 8 shekujsh.

Më 21 dhjetor (solstici i dhjetorit), Jupiteri dhe Saturni u rreshtuan në qiell aq afër, saqë të gjithëve na u duk se u përplasën. Ylli që krijuan (pika e fortë e rrezatimit) quhet “Ylli i Betlehemit “ose” Ylli i Krishtlindjeve”.

Ndërsa sonte, një fuqi tjetër e mbinatyrshme pritet të ndodhë para se t’i jepni lamtumirën vitit 2020. Hëna e plotë, që njihet edhe si Hëna e Ftohtë, sonte është e veçantë. Jo vetëm sepse është hëna e plotë e vitit, por është e njohur edhe për trajektoren e saj të lartë nëpër qiell. Ajo do të ulet mbi horizont më shumë se çdo hënë tjetër e plotë.

- Advertisement -

Ndërsa hëna do të arrijë pikun e ndriçimit sonte në 22:30, ju duhet të filloni ta shihni edhe para kësaj ore, sepse do ta vini re ndriçimin e pazakontë të saj.

Sipas “The Old Farmer’s Almanac”, kjo është një kohë magjike, e cila nuk duhet humbur, sepse secili prej nesh duhet ta shikojë këtë fenomen të rrallë të Hënës, për t’i bërë asaj lutjet e dëshirave.

- Advertisement -

Ndodh sonte, 29 dhjetor, prandaj mos e humbni admirimin e hënës së plotë të vitit. Ajo plotëson ëndrrat.

Po pse është kaq e veçantë?

Hëna e Ftohtë ka një trajektore të veçantë në të gjithë qiellin. Kjo e bën atë më të dukshme në horizont për një periudhë më të gjatë kohore.

Quhet gjithashtu ‘Hëna e gjatë e natës’, pasi ngjarja ndodh në një nga netët më të gjata të vitit. Kjo edhe për shkak se data është mjaft afër solsticit të dimrit. Ndërsa zhvillohet menjëherë pas Krishtlindjeve, hëna e plotë quhet ‘Moon After Yule’’ edhe në Evropë. Sipas Almanakut, Hëna e Ftohtë ka marrë këtë emër nga disa tradita nga amerikanët. Emri u referohet “kushteve të ftohta të kësaj periudhe të vitit”.

Sipas një raporti nga Forbes, koha kur Hëna arrin kulmin e ndriçimit shfaq Hënën e Ftohtë në dy data të ndryshme. Ndërsa Azia Paqësore, Evropa dhe Afrika do të kenë një Hënë të plotë në 30 dhjetor, ndërsa Amerika e Jugut dhe Amerika e Veriut do ta kenë atë një ditë më parë, më 29 dhjetor.

Pas kësaj, Hëna e plotë do të duket edhe për tri ditët e ardhshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit