-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Sot u zgjodh drejtor i Policisë, kjo është pasuria e Gazmend Hoxhës

Rekomandime

Sot, qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për emërimin e drejtorit të ri të Policisë së Kosovës.

- Advertisement -

Emri i drejtorit të ri të Policisë së Kosovës është Gazmend Hoxha, më herët, shef i Operacioneve në Policinë e Kosovës.

Vitin e kaluar, Hoxha kishte bërë deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit dhe rezulton se ai ka pasuri të paluajtshme në vlerë rreth 300 mijë euro.

Një banesë prej 55 mijë eurosh, shtëpi banimi prej 35 mijë eurosh dhe një sipërfaqe prej 3 hektarësh tokë dhe mal e vlerësuar me 200 mijë euro janë pasuritë kryesore të tij të paluajtshme. Ai ka edhe dy vetura në vlerë 2,800 dhe 5,500 euro.

- Advertisement -

Kur vjen puna te paratë e gatshme, Hoxha ka të deklaruara 2700 euro të cilat thotë se i kanë mbetur nga tërheqja e trustit dhe nga një fitim i procesit civil gjyqësor.

- Advertisement -

Ai gjithashtu ka obligime financiare në dy banka të Kosovës në vlerë të përbashkët prej 50 mijë euro.

Të hyrat vjetore i ka rreth 18,103 euro vetëm nga Policia e Kosovës, por sipas deklarimit të pasurisë, ai ka marrë edhe 807 euro nga departamenti i trajtimeve dhe Përkrahjes Arsimore, 1200 euro nga angazhimi në Këshillin Kombëtar Kundër Dhunës në Sport dhe 5,058 euro pagesë shtesë nga Policia e Kosovës për orët shtesë gjatë Covid-it dhe nevojat operative.

Ai ka të deklaruar edhe pagën e gruas së tij që punon në policinë e Kosovës në vlerë vjetore prej 6,444 euro. /Paparaci

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit