1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Sot varroset 18-vjeçarja nga Ferizaji

Rekomandime

18-vjeçarja, M.O të dielen u privua nga jeta, ndërsa u dërgua pa shenja jete në emergjencën e Ferizajt nga dy persona.

- Advertisement -

Njëri prej tyre është arrestuar nga policia, kurse i dyshuari i dytë është ende në kërkim të policisë.

Familjarët e të ndjeres kanë konfirmuar se M.O do të varroset sot, ndërsa do të hapet tri ditë e pame për të.

I dyshuari i dytë për rastin e 18-vjeçares, Dardan Krivaqa është ende në kërkim të policisë, ndërsa njësia speciale ka kryer mbrëmë një bastisje në banesën e tij.

- Advertisement -

Qytetarët e Ferizajt mbrëmë kanë lajmëruar policinë se kanë parë Krivaqën rrugëve të Ferizajt, por ende vazhdon të jetë në arrati.

M.O ishte duke bashkëjetuar me Dardan Krivaqën, me të cilin familjarët thanë se ka pak muaj që është martuar.

- Advertisement -

Babai i të ndjeres tha se vajza e tij ka qenë e frikësuar dhe në presion, por asnjëherë nuk i ka thënë se ka ndonjë problem në lidhje me Krivaqën.

Ai u shpreh i mllefosur me organet e drejtësisë, që e kanë lënë në liri personin që dyshohej për disa vepra penale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit