1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Spiunët izraelitë rekrutuan shkencëtarët iranianë për të hedhur në ajër centralin bërthamor Natanz

Rekomandime

Rreth 10 shkencëtarë britanik janë pajtuar që të ndihmojnë në operacionin e agjencisë së inteligjencës së Izraelit, Mossad, për të shkatërruar centrifugat në centralin bërthamor Natanz në republikën islamike të Iranit, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Mossad ishte prapa shkatërrimit të një prej centraleve më të rëndësishme dhe më të sigurta bërthamore dhe këtë ja dolën duk rekrutuar në mënyrë diskrete një ekip shkencëtarësh bërthamorë iranianë, sipas një raporti të ri të The Jewish Chronicle.

Sipas raportit mbi 10 shkencëtarë janë pajtuar të ndihmojnë në shkatërrimin e sallës së centrifugave në centralin bërthamor Natanz në muajin prill. Megjithatë, duket se ata nuk e dinin se po e bënin këtë për Izraelin, por për grupe disidente iraniane.
Përfundimisht, shpërthimi në Natanz shkaktoi dëm të madh në centralin bërthamor.

Që nga fillimi mediat dhe zyrtarët iranianë kanë akuzuar Izraelin se qëndronte prapa incidentit, diçka që për të cilën Izraeli asnjëherë nuk ka komentuar, megjithëse fillimisht i është referuar si aksident. Të tjerë kanë spekuluar se disi edhe SHBA ishte përfshirë.

- Advertisement -

Megjithatë, sipas Jewich Chronicle shkatërrimi i centrifugave të pasurimit të uraniumit u krye nga Mossad vetëm, dhe agjentët izraelitë po punonin për këtë me vite.

Sipas raportit, eksplozivi ishte fshehur që në fillim të vitit 2019’të. Për më tepër një dron i armatosur ishte kontrabanduar në Iran pjesë pjesë që eventualisht të lëshoj predha në një lokacion tjetër të Iranit, Karaj.

- Advertisement -

Në tërësi, raporti pretendon se tre operacione ishin planifikua në një periudhën prej 18 muajsh. Kjo përfshinë edhe punën e mijëra teknikëve, spiunëve dhe operativëve në terren.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit