Lojtarët e Sigal Prishtinë kanë arritur të bëhen pjesë e listës së top-shënuesve të “FIBA Europe Cup”.
Kështu ka njoftuar faqja zyrtare e “FIBA Europe Cup”, transmeton Gazeta Sinjali.
Shënuesi më i mirë është cilësuar Dardan Berisha, me 27.7 pikë për ndeshje, kurse Divine Myles për ndeshje ka mesataren prej 22.2 pikëve.
- Advertisement -
Basketbollisti Dardan Berisha nuk ndodhet vetëm në listën e top-shënuesve, por edhe të asistuesve. Ai renditet i treti me 7.3 asistime për ndeshje në tri takime sa ka luajtur.