1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Statistikat e “Gjykatës së tenderëve”: Komuna e Mytaher Haskukës në vendin e parë për shkeljet me tenderë

Rekomandime

Kurdisja e tenderëve nga institucionet publike po ndodh në vazhdimësi. Nuk është e para për buxhetin më të madh, as për numrin e realizmit të prokurimeve, por Komuna e Prizrenit e cila udhëhiqet nga Mytaher Haskuka është e para për dallaveret që po i bën në realizmin e tenderëve. Kështu tregojnë të dhënat zyrtare.

Prokurimi publik vazhdon të mbetet ndër komponentët e rëndësishëm të shpenzimit të parasë publike në Republikën e Kosovës, dhe prokurimi publik është quajtur si ‘vrima e zezë’. Kjo për shkak se institucionet publike shpeshherë kurdisin tenderë në atë mënyrë që të fitojë punë një kompani e caktuar, e cila më pas edhe mund të figurojë si financues i një partie të caktuar.

- Advertisement -

Një kompani e cila pretendon se është shpallur e papërgjegjshme në një aktivitet të prokurimit nga një autoritet publik, në kundërshtim me rregullat dhe praktikën e prokurimit publik, duhet të ketë një mënyrë të ankimimit. Vend ankimorë, kompanitë e kanë Organin Shqyrtues të Prokurimit -OSHP, që është e mandatuar t’i mbrojë ato nga vendimet e paligjshme të institucioneve publike.

Lajmi.net ka shikuar ankesat e kompanive drejtuar OSHP-së gjatë këtij viti. Të dhënat tregojnë se janë bërë mbi 700 ankesa nga kompanitë e ndryshe në OSHP, e cila ndryshe njihet edhe si “Gjykata e tenderëve”. Komuna ndaj së cilës janë adresuar më së shumti ankesa nën pretendimet për shkelje të ligjit është komuna e Prizrenit e cila udhëhiqet nga Mytaher Haskuka. Madje, të dhënat e OSHP-së të cilat janë të publikuara në ueb-faqen e këtij institucioni, tregojnë që kjo komunë është në vendin e parë për kurdisje (thyerje të LPP-së) që nga marrja e mandatit të kryetarit Haskuka më 22 dhjetor 2017, kur e ka dhënë betimin në Kuvendin Komunal.

Nga data 1 janar 2021, deri më datë 15 tetor 2021, ndaj zyrës së prokurimit të Komunës së Prizrenit janë ushtruar 51 ankesa nga kompanitë, nën pretendimin se Komuna ka bërë shkelje të ligjit në procedurat tenderuese. Kapitali i këtyre tenderë të kontestuar është 13 milionë euro.

- Advertisement -

Nga të gjitha institucionet e nivelit lokal dhe qendror, Prizreni radhitet në vendin e dytë me më së shumti ankesa, ose vetëm më një më pak se Korporata Energjetike e Kosovës.

- Advertisement -

Shumica e këtyre tenderëve kanë mbetur pa u realizuar për shkak se OSHP është pa bord drejtues që nga data 30 Mars i këtij viti, por ka kontrata që Komuna i ka nënshkruar, ndonëse nuk janë trajtuar nga ana e Bordit të OSHP-së.

OSHP në bazë të një ankese të parashtruar me shkrim nga një kompani kundër njoftimit për dhënie të kontratës, apo ndaj procedurës së prokurimit në çfarëdo faze që ndodhet ajo, të publikuar nga AK-ja, është autorizuar që ta shqyrtoj kryerjen e aktiviteti përkatës të prokurimit si dhe pretendimet ankimore të parashtruara në ankesë, si dhe konform afateve ligjore të nxjerrë një vendim me shkrim për mënyrën e vendosjes së asaj lënde, objekt i të cilët është shqyrtimi, ankesa dhe aktiviteti i prokurimit për të cilin është parashtruar ankesa.

Aktualisht të bllokuar në OSHP, për shkak të pretendimeve që komuna e Prizrenit ka bërë dallavere janë rreth 20 tender, shumica e të cilëve kanë të bëjnë drejtpërdrejt më përmirësimin e kushteve të jetës së qytetarëve, pra janë të investimeve kapitale.

Nga 1 janari, deri në fund të mandatit -30 Mars 2021, Bordi i OSHP-së kishte aprovuar 7 ankesa ndaj kompanive, duke konsideruar se komuna e ka thyer ligjin e prokurimit, 10 i ka aprovuar pjesërisht, në 10 raste është marr vendim që procedurat të shkon në rivlerësim ngase është bërë shkelje gjatë vlerësimit të tenderëve, vetëm në 3 raste është aprovuar vendimi i Komunës. Madje, si asnjë komunë tjetër, në periudhën tre mujore ndaj Prizrenit është lëshuar një urdhëresë për zbatimin e vendimit të OSHP-së.

Po sipas të dhënave të OSHP-së, që prej datës kur kryetari Mytaher Haskuka ka marr drejtimin e komunës e deri më sot, pra nga 22 dhjetor 2017, ndaj kësaj komune janë deponuar 183 ankesa. Kësisoj statistikat edhe nga ajo kohë tregojnë, për një renditje në vendin e parë të komunave më ankesa më së shumti për dallavere me tenderë. Bëhet fjalë për tenderët në shumë 62.4 milionë euro.

Në disa raste ka më shumë se një ankesë që është bërë për një procedurë të prokurimit, pasi që pjesëmarrja në prokurim ka qenë e hapur dhe pretendimet e kompanive për shkelje janë të shumta.

Arsyet më të mëdha të ankesave kanë të bëjnë me kriteret që janë vendosur nga ana e prokurimit komunal në dosjen e tenderit, duke u konsideruar që ato nuk janë vendosur në përputhje me ligjin primar apo sekondar të Prokurimit Publik, respektivisht janë vendosur aso kërkesash në atë mënyrë që favorizojnë kompani të caktuara.

Zakonisht janë vetë kompanitë ato që kanë ofertuar në një tender të cilat ekspozojnë shkeljet, së pari duke u ankuar te autoriteti kontraktues, e pastaj nëse nuk janë të kënaqura me vendimin, në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OShP). Por, në disa raste kompanitë nuk qenë të kënaqura as me vendimet e OSHP-së dhe janë drejtuar në Gjykatën Themelore- Departamentin për Çështje Administrative, por në disa raste kanë bërë edhe kallëzim penal në Prokurori.

Lajmi.net ka raportuar disa herë lidhur më shkeljet ligjore që kanë ndodhur nga ana e zyrës së prokurimit të Komunës së Prizrenit. /M.B -Lajmi.net/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit