-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Strategjia e shërbimit sekret serb për ta shkatrruar strukturën e UÇK-së (Pjesa e pestë)

Rekomandime

Drejtuesit e OPG-së i kishin marrë urdhërat nga general të lartë në Ministrinë e Punëve të Brendëshme të Serbisë.

- Advertisement -

Një dëshmitar i mbrojtur në Hagë, kolonel serb, në gjykimin e Millosheviqit pati deklaruar: Kemi pasur njësitë special të kamufluara me uniforma të UÇK-së, që kanë komunikuar shqip, dhe që kanë vr.arë, dhu.nuar, plaqkitur dhe djegur, jo vetëm civil shqiptarë, por edhe serbë”. Në pyetjën pse? Ai është përgjegjur: “Kemi zbatuar dy urdhëra nga lartë: Të vrisnim civilë dhe ta kompromitonim Iuftën e UÇK-së”.

Me veprimtari të ngjajshme është marrë edhe grupi paramilitar “Munja” (Vetëtima), i përbërë prej strukturave të policisë serbe, prej krlminelëve të verifikuar, dhe grupit të vetquajturve patriot.

Ky grup merrte urdhëra dhe zbatonte urdhëra të eprorëve të policisë dhe të ar.matës. Serbët i konsideronin si legjionar, veçanërisht për sulmet e pamëshirshme që i bënin mbi civilët shqiptar. Udhëheqës i këtij grupi ishte krlmineli famëkeq Vlladimir Shalipuri i cili u v.ra nga Avni Elezaj epror i Brigadës 131 “Adrian Krasniqi”.

- Advertisement -

Pas mbarimit të Iuftës Avni Elezi pjestar i UÇK-së dhe TMK-së, u vr.a nga mbështetësit e grupit “Munja” me 12 tetor 2002, në afërsi të Restoranit ” Peja City” në shej hakmarrje për vr.asjen e Shalipurit, bashk më Bekim Mustafën (1975) nga Klina e Poshtme e Skënderajt me banim në Arbëresh (ish-Vitomiricë) të Pejës, poashtu pjestar i UÇK-së. Disa kohë pasi u v.ra Avni Elezaj përsona edhe sot të panjohur ja vr.anë edhe babanë.

Në kësi rrethanash u v.ra Besim Mala (Komandant “Murrizi”). Për vr.asjen e tij ka indicje se e kishte organizuiar shërbimi sekret serb. Vetëm disa ditë para se të vritej në atentat, UNMIK-u, pa kurfarë shkasi apo arsyetimi, ia kishte marrë lejen e ar.mëmbajtjes dhe ar.mën me leje që e posedonte.

- Advertisement -

Oponentet e “Klanit të Zemunit” dhe të organizatave tjera ekstreme serbe të cilat monitoroheshin nga shërbimi sekret serb e që vepronin edhe në Kosovë, u përkrahën edhe nga strukturast e UNMIK-ut.

Pjestarët e “Klanit të Zemunit” te prier nga Milorad Llukiq-(Legia), organizuan vr.asjen e kryeministrit serb Zoran Gjingjiq, kanë qernë të paisur me pasaporta diplomatike dhe kohë pas kohe kishin udhtuar në Kolumbi, Federatën Ruse, Kinë dhe Shqipëri. Pjestarët e ketij grupi kishin status diplomatik.

“Klani i Zemunit” pos vr.asjeve qe i kanë kryer në Serbi dhe Kosovë kanë krye rvr.asje edhe në Shqipëri. Legia për krlmet e bëra gëzonte privilegje, siç janë tregtija e lirë më drogë dhe me njerëz si dhe likuidimi i të gjithë atyre, të cilët ia zinin rrugën për çfardo arsyje. Legia kishte kontakte edhe me Tribunalin e Hagës.

Nuk duhet harruar se Milorad Llukiqin-(Legia) e kishte angazhuar në njësinë e “Beretave të Kuqe” vet shefi i shërbimit sekret serb Jovica Stanishiq.

Legia një kohë ishte zavëndës i Frenki Simatoviqit i cili ishte komandandant i Njësisë për Operacione Speciale. Milorad Llukiq-(Legia) edhe pasi u largua Stanishiqi nga puna, u lidh më shefin e ri të shërbimit sekret serb Radomir Markoviqin icili e përparojë në gradë atë. Legia ishte takuar me 4 tetor 2000, me Gjingjiqin, që i bije një ditë para se Millosheviqi të rrëxohej nga pozita.

Ai ishte marrë vesh me Gjingjiqin që të mos intervenonte kundër protestuesve në protestat që ishin organizuar kundër falsifikimit të zgjedhjeve në Serbi, dhe ashtu doli.

Takimi në fjalë mes Gjingjiqit dhe Legias ishte sinjal i qartë se ngjarjet e tetorit të vitit 2000, nuk ishin kurrfar rrevolucioni demokratik, veqse një dorzim i shtabit të Millosheviqit në gjirin e opozitës, që atëhere drejtohej nga Gjingjiqi, Koshtunica dhe nxënësi i zellshëm i Millosheviqit, ish-prefekti i Beogradit Nebojsha Çoviqë.

Në kuadër të hetimeve për të gjetur dhe për të arrestuar vr.asësit e Zoran Gjingjiqit i cili u v.ra pse ishte marrë vesh me qarqet ndërkombëtare për ta dorzuar Millosheviqin në Hagë, policia serbe lidhur me organizimin e kësaj vr.asje e kishte marrë në bisedë informative edhe ish-shefin e shtabit të përgjithshëm të “UJ” Nebojsha Pavkoviqin.

Sepse vr.asja e Gjingjiqit ishte një komplot i organizuar nga forcat e ashtequajtura patriotike të Serbisë të udhëhequra nga krlminelet e Iuftës, përfituesit e Iuftës, patronazhët dhe insiatorët e krlmeve politike nga radhët e regjimit të Millosheviqit.

Diçka ngjajshem me këto që po i them unë ishte shkruar edhe komunikata e MPBS së Serbisë rreth vr.asjes së Gjingjiqit.

Legia bashk me Zhelko Azhnjatoviqin (Arkanin dhe Radovan Stojçiqin (Baxha), organizuan agresionin serb në Kroaci, por edhe në Kosovë. Madje Legia i kishte trajnuar njësitet e paramilitarët serb dhe “tigrat” e Arkanit në bazën e paramilitarëve në Erdut të Sllovenisë Lindore, të cilët në Kroaci, Bosnje, Kosovë e vende tjera të ish-Jugosllavisë, kanë vr.arë mijëra civil dhe kanë plaçkitur çfarë kanë dashur.

Këto struktura në bashkpunim me shërbimet sekrete serbe organizuan mjeshtërishtë trazirat e marsit të vitit 2004, ku pos tjerash u dogjën edhe disa kisha serbe të ndërtuara me qëllime politike gjatë periudhës së viteve 90-ta, ku shërbimi sekret serb i ndihmuar edhe nga mediumet e propaganda serbe e hodhi fajin mbi UÇK-në.

Por për trazirat e marsit 2004 bota e qytetëruar e mori vesh shpejt se këto janë pjellë e shërbimit sekret serb dhe i gjith procesi kaloj në heshtje dhe u mbyll pa zhurmë të madhe. I tregova këto ngjarje sepse drejtuesit e tyre me theks të vaçantë që nga viti 1990 e këndej janë promotoret e të gjitha problemeve që i shkaktoj Serbia dhe aparatura e Millosheviqit në Kosovë.

Nga kjo kohë shërbimi sekret serb i kishte aktivizuar njësitë agjenturore nga radhët e shqiptarëve në Kosovë dhe diasporë për të lansuar sa më shumë dezinformata e thash e theme për ta mbajtur aktive maksimen e vjetër përçaj e sundo, metodë kjo që u përdor nga këto shërbime për ta nxitur vëllavr.asjen dhe paknaqësi tjera.

Madje mbi këtë bazë u ngritën dhjetra e dhjetra gjyqe nga gjyqësia kosovare e ndihmuar nga ajo e UNMIK-ut dhe EULEX-it në Kosovë kundër pjesëtarëve të UÇK-së.

Të gjitha këto struktura bashkë gradualisht instaluan padukshëm në disa segmente të administratës në Kosovë, strukturën e vet, përmes të cilëve e sabotonin ngadalë dhe pahetueshëm ç’do gjë që lidhej më UCK-në.

Kuptohet në këto mekanizma që i ka kombinuar dhe përdor shërbimi sekret serb kundër UÇK-së janë të gjithanshëm dhe në to janë të angazhuar të gjitha profilet prej bujkut e deri tek popi e intelektuali i profilit akademik.

Për ti arritur këto qëllim dhe për të pasë sukses në realizimin e këtyre qëllimeve shërbimet serbe dhe Serbia kishin vënë në dispozicion mjete financiare dhe shuma marramendëse, për ata që ishin pjesë e këtyre projekteve.

Të njëjtit në vitin 2001, dizajnuan projektin afatgjatë të hakmarrjes ndaj strukturave të UÇK-së, duke i përdorur të gjitha mjetet dhe mundësitë e shtetit serb, miqëve të Serbisë dhe Rusisë për ti arritur qëllimet rreth realizimit të këtij projekti.

Njësitë e “Beretave të Kuqe” të njohura edhe si njësitë e JSO-s apo “Frenkie Boys”, thirreshin në emer të Frenki Simatoviqit që ishte themelues i kësaj njësie, erdhe në Kosovë në fillim të vitit 1998.

Poashtu edhe këta të involvuar në vr.asjen e Gjingjiqit.

Në organizimin e vr.asjeve të pasIuftës u zunë nga policia e Kosovës dhe KFOR-i edhe disa vr.asës më pagesë disa prej të cilëve janë dënuar me burgim për veprat e kryera e qe nuk lidhen me strukturat e UÇK-së. BE-ja, KFOR-i, Eulex-i por edhe instancat tjera të sigurisë ndërkombëtare por edhe vendore duhet të merren me këto problematika të cilat e përbëjnë thelbin e të gjitha problemeve në Kosovë që kanë ndodhur para Iuftës në Kosovë, gjatë Iuftës dhe pas mbarimit të saj duke e përfshirë edhe kohën e ngjarjeve, e deri në ditët tona.

Gjerë më tani prej të gjithëve u abuzua me fjalën “askush mbi ligjin”, kjo maksimë shërbeu për ta shtypur e degraduar vetëm strukturën e UÇK-së.

Edhe sot ka njerëz në misionin për sundimin e ligjit që punojnë në Kosovë që janë me mentalitetin e UNMIK-ut të cilët vazhdojnë ta shofin Kosovën jo si shtet të pavarur por si pretektorat të UNMIK-ut.

Kjo shtresë adminstrative e shfrytzoj rastin ta shkatrron çdo zë të pavarur që pat guxim për ta ngritur zërin e për të kritikuar.

Për shkak të aktiviteteve të shtuara të shërbimit sekret serb, të cilët organizuan një fushatë të egër propaganduese kundër UÇK-së brenda dhe jasht Kosovës, që nga viti 2000, Organizatat e ndryshme ndërkombëtare që merreshin me problemet e ndryshme botërore duke filluar nga ajo e Grupit Ndërkombëtar të Krizave (International Crisis Group-ICG), OSBE-ja, e organizata tjera ndërkombëtare por edhe rajonale, për një kohë bukur të gjatë, pjesë e raporteve të tyre ishte veprimtaria e pjestarëve të UÇK-së.

U shkatrruan në start pothuajse çdo iniciativë që buronte nga vendorët dhe i shërbente vendit. Sikurse UNMIK-u edhe Eulex-i u tregua i njëanshëm ndaj strukturës së UÇK-së, kjo ishte vrejtur që në fillim të mandatit të këtij misioni.

Madje rreth ketyre shkeljeve ky mision pati shumë afera të cilat u bënë edhe mediatike.

Nuk u ndal për asnjë çast veprimtaria e strukturave paralele serbe në Kosovë, kontrabanda me derivate e mallra tjera në veri vazhdon që 20 vite, mafia serbe nga kjo kontrabandë i fiton 5 deri 10 milion euro ç’do vit, gjithandej nëpër Kosovë kanë vepruar e veprojnë operatorët ilegal të telefonisë serbe, në më shumë se 30% të trritorit të Kosovës nuk ka liri të lëvizjes dhe siguri për qytetarët e Kosovës, në shumë vende të Kosovës bëhët tregti më dinarë (valutë serbe).

Mitrovica është e ndarë me rampë, në pjesën veriore qeveritë e Kosovës nuk kanë pasë qasje asnjëherë, eksterritorialiteti është territor i uzurpuar dhe i kontrolluar në të shumtën e rasteve nga qeveria serbe.

Qytetarët e Kosovës edhe sot janë të paisur më dy parë tabela në vetura KS dhe RKS, pra ato që kanë të drejtë të dalin në Serbi dhe në ato që nuk kanë të drejt.

Serbia përmes listës serbe, vazhdimisht e ka cenuar sovranitetin e Kosovës por edhe sigurinë e brendëshme.

Kësaj situate që është në disfavor të Kosovës i ka ndihmuar edhe fakti i mosshuarjes së strukturave paralele të cilat janë bërë pjesë kancerogjene për zhvillimin e Kosovës.

Kosova frunizohet në 70% të rasteve nga mallrat serbe.

Mbi 30 mijë shqiptarë janë të paisur më dokumente e shtetësi të Serbisë, mbi 10 mijë të tjerë për shkaqe të punësimit e të rregullimit të dokumentacionit janë detyruar ta mohojnë shtetësinë e Kosovës.

Këto fenomene të cilat e dëmtojnë Kosovën askush nuk i sheh, e askush nuk i ndalon, por që heret a vonë kërkojnë zgjidhje, në të kundërtën Kosova nuk ka progres.

Është pa dhe është bërë tashmë e ditur se struktura e UÇK-së u goditë nga shërbimi sekret serb, rus dhe u ndihmua nga shtetet mike të Serbisë dhe Rusisë për ta shtrirë ndikimin e tyre papengueshëm sepse këta ishin pengesa kryesore.

Edhe përkundër këtyre pengesave, dhe tejzgjatjes së bisedimeve prej të cilave Serbia bleu kohë të mjaftueshme për ti goditur e shkatrruar kundërshtarët e vet në Kosovë, shteti i Kosovës do të mbetet ndër shtetet e forta të ish-Jugosllavisë dhe të Evropës Përendimore, me prespektivë për tu integruar me Shqipërinë, shqiptarët e Maqedonisë, Malit të Zi e të Kosovës Lindore.

Kosova ka miq të fuqishëm ndërkombëtar dhe ka kapacitete intelektuale e politike për ti zgjidhur problemet që i ka krijuar Serbia në bashkpunim me Rusinë dhe përkrahësit tjerë.

(Pjesa e pestë)

Shkruan: Shkruan: Faton B. MEHMETAJ

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit