0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Strategjia greko-serbe për ta pushtuar Shqipërinë përmes shkatërrimit të 500 fabrikave

Rekomandime

Besoj keni dëgjuar që në ditët e sotme lufta nuk është më me heshta, shpata dhe pushkë, (përgjithësisht) por sot lufta e vërtetë është lufta e tregjeve, dhe per tregje.Në Shqipërinë e viteve ’90 – ’95 ishin në gjendje pune rreth 500 fabrika.Normalisht pjesa më e madhe e fabrikave tona prodhonin produkte, që nuk mund të konkuronin tregun e huaj…

- Advertisement -

Në Shqipërinë e viteve ’90 – ’95 ishin në gjendje pune rreth 500 fabrika, të cilat ishin relativisht të amortizuara dhe nuk mund të konkuronin tregun e jashtëm. Besoj keni dëgjuar që në ditët e sotme lufta nuk është më me heshta, shpata dhe pushkë, (përgjithësisht) por sot lufta e vërtetë është lufta e tregjeve, dhe per tregje.

Normalisht pjesa më e madhe e fabrikave tona prodhonin produkte, që nuk mund të konkuronin tregun e huaj, por me pak investime dhe rinovime, shume shpejt Shqipëria do të prodhonte produkte konkuruese dhe me kosto të lirë. Ja pse fabrikat nuk duheshin prishur: 1-Fabrikat posedonin strukturën, terrenin dhe infrastrukturën ndihmëse.

2-Fabrikat tona mund të shërbeheshin me krah të lirë pune dhe me specialistë me shumë eksperiencë. 3-Fabrikat tona mund të mos konkuronin tregun e jashtëm, por mund të furnizonin tregun vendas. Imagjinoni Serbinë+Greqi duke paguar qindra miliona dollarë direkt qeverinë Shqiptare, me kushtin e vetëm, shkatërrimin e çdo fabrike, kështu në Ballkan Shqipëria dorëzohej pa kushte përballë “armatës” të prodhimeve Serbe dhe Greke; kështu që gjithçka merr kuptim kur ekuacionit tonë i bashkangjitet Serbia dhe Greqia.

- Advertisement -

Do të kishte kuptim të prisheshin një pjesë e fabrikave, por jo të gjitha! Normalisht Serbët dhe Grekët paguan qeverinë tonë për të realizuar falimentin e ekonomisë Shqiptare! Prishja e rreth 500 fabrikave u urdhërua nga Beogradi dhe Athina dhe u realizua nga “kupola komuniste” dhe qeveria Shqiptare e asaj kohe. Ky akt nuk ishte gjë tjetër, por pushtim ekonomik i Shqipërisë, i realizuar nga tradhtarët e kombit! Shqiptarët do ta kenë drejtësinë e tyre! Të bashkuar mund t’ia dalim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit