4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Studenti shembullor që punoi në një pizzeri merr ofertë në Kanada: Në Kosovë as për pushime nuk vij…

Rekomandime

Aktivistja, Zana Avdiu ka publikuar një artikull interesant në profilin e saj në Facebook. Ajo ka treguar një rast për një koleg të saj, student, se si i njëjti është i dëshpëruar me gjendjen në Kosovë.

Avdiu tregoi për takimin me shokun e saj (punëtor në një pizeri). Ai i kishte treguar se ka marrë një ofertë për të shkuar në Kanada, transmeton Indeksonline

“Para pak muajve jam kanë në Kanada, kam fitu burse dhe jam regjistru ne fakultet ne Ottawa, per vazhdim te studimeve. Kam edhe një oferte shume të mire pune atje, e kismet po shkoj. E vec një sen e di, në Kosovë as për pushime nuk vij me. Ik edhe ti, se ketu mire nuk bahet kurrë”, i ka treguar ky student Avdiut.

- Advertisement -

Aktivistja, Zana Avdiu

Postim i plotë:

E takova sot nje shok te fakultetit, qe jemi kane ne studime bashke. Ai u kane nje prej studenteve ma te mire te fakultetit e ndoshta edhe ne krejt UP-ne. Noten mesatare e ka pas mbi 9, edhe ne master githashtu. Djale fort inteligjent e i dijshem, i edukum e shume i sjellshem.

- Advertisement -

Po e pyes, cka ka ba gjithe keto vjet qe sjemi pa, ai mu pergjigj shume shkurt: po shperndaj pica.

I thash: qysh pica? Ti, qe je kane studenti ma i mire, me gjithe kete pergatitje qe e ki, gjithe ato trajnime e studime edhe jashte vendit, pse keshtu?

- Advertisement -

Tha, epo kam provu gjithkund me hy ne pune, me ba dicka, nuk kam mujte. Ne shume kompani private qe kam hy, trajtimi u kane shume i keq e pagesa mjeruese. E ne shume vende ma shume nuk merrshim rroga hic. Edhe ne qito organizatat e huaja, ne perzgjedhje po jane shqiptaret, e pamundun me u kyce dikund. Ma mire qitu me shpernda pica, po punoj te ky shoku.. edhe po shperndaj pica edhe po e mbaj pjesen administrative cka ka pune najsen..edhe pak dite.

E pyes, pse edhe pak dite?

Tha: Ah, para pak muajve jam kane ne Kanada, kam fitu burse dhe jam regjistru ne fakultet ne Ottawa, per vazhdim te studimeve. Kam edhe nje oferte shume tmire pune atje, e kismet po shkoj. E vec nje sen e di, ne Kosove as per pushime nuk vij me. Ik edhe ti, se ketu mire nuk bahet kurre!

Une mbeta, nuk dita cka me i thane, vec i urova suksese, e mu ba qejfi shume qe e ka marre ate cka e meriton. Dikush si ai me me kry nje pune e cila as nuk duhet me u mendu me kry dikush si ai, eshte vertete e dhimbshme.

E nuk eshte vetem ai ne kete pozite, jemi te gjithe. E kete gjendje duhet me ndryshu vet na, sepse kerkush nuk na e ndryshon!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit