1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Stuhia e godet një pjesë të Serbisë, instituti hidrometeorologjik lëshon paralajmërim urgjent

Rekomandime

Instituti Hidrometeorologjik i Serbisë ka lëshuar ​​një paralajmërim urgjent se për pak në disa zona të Serbisë do të ketë re të forta konvektive që do të shkaktojnë shira të fortë me bubullima, breshër lokal dhe erë të stuhishme, shkruan B92.

Në dy orët e ardhshme, parlajmëron instituti serb, situata do të jetë e paqëndrueshme me reshje shiu dhe stuhi afatshkurtra, lokalisht me breshër dhe erë të stuhishme.

- Advertisement -

Një stuhi e shoqëruar nga shiu i madh dhe breshëri i fortë tashmë ka goditur disa zona të Serbisë.

“Rrugët ishin krejt të bardha në një moment, dhe akulli mund të mblidhej me lopata. Disa makina kishin vrima. Stuhia gjithashtu hoqi pllakat në disa shtëpi”, u shpreh një qytetar.

Për shkak të fuqisë së erës, edhe pemët më të pjerrëta po përkulen. Në disa zona, është ndërprerë edhe energjia elektrike.

A do ta godasë tornado Serbinë?

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit