-0.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Suksesi i 15 radhazi në ring, Ferit Keta i artë në Bashtovë

Rekomandime

Ferit Keta, i artë dhe ne Bashtovë. Në një përballje historike dhe në një kala historike, atë të Bashtovës, Keta mundi të fitojë gjerdanin e artë botëror në IKBF, në peshën “cruiser”, pasi mposhti në raundin e 3-të me rrëzim në tapet holandezin Blokland, duke regjistruar suksesin e 15-të radhazi në ring e duke qëndruar i pamposhtur.

- Advertisement -

Ndaj një rivali me një përvojë prej 44 ndeshjes, me 24fitore dhe 16 humbje, Keta tregoi dhe njëherë tjetër forcën e tij në ring, duke mos e vendosur për asnjë sekondë në diskutim suksesin për gjerdanin e artë e duke lumturuar të gjithë të pranishmit në një mbrëmje emocionuese.

Që në momentin e prezantimit, Keta kishte gjithë publikun pas vetes, pas hyrjes pompoze me muzikën e filmit Skënderbeu.

Një prezantim që zbehu dhe hyrjen e kundërshtarit Blokland, duke bërë të zvenitet dhe madhështia e një kënge si “Eye of the tiger”. Prezantimi i amerikanit Mike Martham në ring, e bëri më të fortë rëndësinë e këtij dueli. Që në raundin e parë Keta ishte dukshëm superior dhe disa goditje 1 minutë e 15 sekonda nga përfundimi i raundit të parë, u duk sikur mbyllën përpara kohe sfidën, por holandezi megjithatë rezistoi.

- Advertisement -

Ashtu siç rezistoi ndaj një sërë goditjesh të Ketës deri 19 sekonda para fundit, kur mori goditjen përfundimtare, që e hodhi në tapet për të mos u ngritur më prej aty, duke vulosur gjerdanin e artë për Ketën, që ngjitet në majën e botës, me “Shqiponjën” që arriti ta mposhtë “Kobrën” në një tjetër duel deri në themel.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit