Vedat Muriqi dhe një herë tjetër arriti t’i rrëmbej zemrat e tifozëve turq, futbollisti kosovar arriti t’i shënoj dy gola në fitoren e Fenerbahces kundër Genclerbirligit.
Ishte Muriqi ai qe e barazoi rezultatin pasi që Feneri ishte duke humbur mirëpo ai nuk u ndal me këtë gol pasi që arriti ta rrëmbej topin nga mbrojtja kundërshtare dhe kështu ta shënoj golin e tij të dytë në këtë lojë në minutën e 39’.
Fenerbahce nga kjo ndeshje doli me fitore të thellë 5-2, kurse Vedat Muriqi ishte ai që i pushtoi rrjetet sociale, duke u quajtur si sulmuesi më i kompletuar në botë.