10.6 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Suspendohet polici që fyeu Drenicën

Rekomandime

Zyrtari policor, Besnik Demiri, është suspenduar nga detyra, për shkak të fyerjes që ia ka bërë rajonit të Drenicës, duke e quajtur kopsht zoologjik, shkruan Insajderi.org.

- Advertisement -

Një barcoletë e policit Demiri, të publikuar në një faqe humoristike në rrjetin social Facebook, i ka kushtuar atij me humbje të vendit të punës.

Lajmin për suspendimin e tij, për Insajderin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Ju konfirmoj se lidhur me rastin e potencuar nga ana juaj një zyrtar policor nga rajoni i Prishtinës është suspenduar nga detyra”, ka thënë Hoxha.

- Advertisement -

Insajderi raportoi se si zyrtari policor fyu Drenicën, duke thënë se Kosova mund të bëhet me kopsht zoologjik nëse Drenica rrethohet me tela. 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit