4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Sveçla: Presidenti mbrëmë ka shkuar në Shqipëri, s’mund të konfirmojmë se e ka sjellë Pacollin gjatë kthimit

Rekomandime

Xhelal Sveçla ka treguar se Presidenti Hashim Thaçi dje ka hyrë në Shqipëri dhe ka qëndruar atje vetëm pak minuta, për t’u kthyer prapë. Sveçla i kërkon deputetit Behgjet PAcolli të lajmërohet se ku gjendët, në të kundërtën thotë se Policia do të ndërmarrë masa, nëse shihet në publik dhe kuptohet se ka hyrë në Kosovë, pa iu nënshtruar masave për parandalimin e virusit Covid 19.

- Advertisement -

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, thotë se Policia e ka njoftuar që PResidenti Hashim Thaçi mbrëmë e ka kaluar kufirin me Shqipërinë, për t’u kthyer sërish në Kosovë pas pak minutash.

“Mbrëmë vonë jam informuar nga policia se Presidenti e ka kaluar kufirin pak para orës 18. I njëjti është kthyer pak para orës 19”,ka thënë Sveçla, raporton Gazeta Express.

U.d i ministrit të Brendshëm thotë se Thaçi ka qenë i ulur në ulësen e parë dhe nuk është para nëse në ulëset mbrapa në veturë ka qenë dikush tjetër.

- Advertisement -

“Kur është ndalur vetura, është vërtetuar se Presidenti ishte ulur në veturën e dytë. Ai ishte i ulur përpara, përkundër rregullave. Policia, për shkak të xhamave të zi, nuk ka arritur ta dallojë nëse ka pasur persona tjerë ulur mbrapa”, ka thënë Sveçla.

Ai tregon se Presidenti Thaçi nuk e ka lajmëruar te Protokolli Shtetëror shkuarjen e tij në Shqipëri, edhe pse duhet ta bëjë një gjë të tillë për cdo vizitë zyrtare a jozyrtare.

- Advertisement -

“Cdo vizitë e Presidentit jashtë vendit, zyrtare apo jozyrtare, duhet të komunikohet te Protokoll shtetëror I MPJ’së. Tashmë është konfirmuar se Protokolli I Shtetit nuk është njoftuar për vizitën e Presidentit”, ka thënë Sveçla.

“Nuk kemi konfirmim se z. Thaci ka qenë i shoqëruar nga z. Pacolli. Megjithatë një skenar I tillë do të minonte komplet Repulbikën e Kosovës”.

Sveçla e paralajmëron deputetin Behgjet Pacolli, se nëse ka hyrë në mënyrë klandestine, për t’i ikur masave të karantinimit në Kosovë, atëherë ka bërë shkelje penale.

“Për më tepër, shkelja e vendimeve nga organet kompetente është veper penale e përshkruar në nenin 50 të Kodit Penal”.

Tutje u.d i ministrit ka thënë se nëse konfirmohet se Pacolli ka qenë me Thacin, atëherë edhe Presidenti do t’u nënshtrohet masave të izolimit, apo vetizolimit, sipas vendimit të Qeverisë.

“Sipas vendimit të Qeverisë, personat për të cilët vërtetohet se kanë pasur kontakt me persona të sëmurë osë të dyshuar, futen në karantinë. Rrjedhimisht, nëse Presidenti vërtetohët që ka pasur kontakt me z. Pacolli, atëherë ai duhet t’I nënshtrohet karantinës, ose vetizolimit në linjë me historikun e shëndetit” , ka thënë Sveçla.

Në fund, ai i ka kërkuar deputetit Pacolli ta tregojë vendndodhjen e tij, duke thënë se nëse paraqitet në publik, pa u nënshtruar masave, atëherë Policia do të ndërmarrë veprime ndaj tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit