1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Sveçla reagon për rastin e 26-vjeçarit, kërkon nga Prokuroria që hetimet t’i kryej me prioritet

Rekomandime

Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se ka kërkuar angazhim maksimal të Policisë në hetimin e vdekjes së 26-vjeçarit në Qendrën e Studentëve, derisa i ka bërë thirrje Prokurorisë që ta trajtojë me prioritet këtë rast, raporton Express.

- Advertisement -

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Sveçla ka thënë se të gjitha masat që janë në dispozicion të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike do të ndërmerren pa asnjë hezitim.

“Me këtë rast i bëj thirrje Prokurorisë që ta trajtojë këtë rast me prioritet absolut dhe shpresoj që rastet e këtilla të mos përsëriten”, ka shkruar Sveçla.

- Advertisement -

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se ka filluar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore për zbardhjen e plotë të vdekjes së 26 vjeçarit në Qendrën e Studentëve në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Babai i 26-vjeçarit, Naim Musliu ka deklaruar se djali i tij ka pasur probleme shëndetësore, e se fajtor për atë se çka ka ndodhur janë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe u.d. i ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

- Advertisement -

Pas këtij rasti, Ministri i Shëndetësië, Arben Vitia ka thënë se personalisht e ka menduar dorëheqjen.

“Si Arben Vitia qysh mbëmë kur e kam marrë lajmin, kam menduar dorëheqjen. Edhe në momentin kur po flas, si Arben Vitia, po e mendoj një gjë të tillë. Por po flas si ministër i Shëndetësisë që kam përgjegjësi shumëdimensionale, e një nga dimensionet do të jetë zbardhja e këtij rasti”, ka deklaruar ai.

Ai ka bërë thirrje nga çdo institucion të kryejë hetime.

“Ne do të bëjmë thirrje të bëhen hetime nga drejtësia, por edhe hetim parlamentar”, ka thënë Vitia para gazetarëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit