Gazetari Valon Syla duke folur për gjendjen politike në Shqipëri, konkretisht për Kuvendin e Sali Berishës, ka thënë se ky i fundit është një hero për ndërtimin e autostradës e për futjen e Shqipërisë në NATO, por ai shtoi se është edhe Sali Berisha i vitit 1997 e i Gërdecit.
Syla gjithashtu ka thënë se Berisha po shpenzon para të hatashme për ta nxjerrur nga këto lista non-grata.
“Sali Berisha është një hero për ndërtimin e autostradës, futjen e Shqipërisë në NATO por është edhe ai I 97, destabilizmit në Shqiperi por është edhe I Gërdecit. Pra është një politikan qe nuk duhet me marrë fort ngat zemres. Pas futjes në listën e zezë të Bidenit është duke e lujatur kartën e vetme që e ka në dorë, që është kjo sjellje që po e bënë:, tha Syla.